Tuesday 27 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike tregtare

Kryetari Dimal Basha: Përkulemi me respekt para të gjitha viktimave të Holokaustit

Në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, në vitin 2025 janë kryer 44,717

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi presidenten Osmani për angazhimin në mbrojtje të shqiptarëve të

Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me libra të rinj

Taulant Hodaj e rivalizon Agim Ademin për kryetar të FFK-së, do ta zyrtarizojë kandidaturën brenda

Rinumërohen mbi 70% e vendvotimeve, në 25 komuna përmbyllet procesi

Një rrëshqitje masive dheu, tmerr në Itali

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari të bllokuar në një bodrum

 Kënga më e vjetër në botë, nga viti 1400 p.e.s.
Kulturë

Kënga më e vjetër në botë, nga viti 1400 p.e.s.

2 February 2023 0 Comment 5 min read

AA

Në vitet 1950, në Siri zbulohen pllakat e argjilës me shkrim kuneiform (kunjor), por në një gjuhë qëmoti të zhdukur. Fjala është për hurianët apo huritët, që jetuan dhe lulëzuan në Epokën e Bronzit (3300 p.e.s. – 1200 p.e.s.).

Hurianët kanë jetuar në Anadolli, në Siri dhe në Mesopotaminë veriore. Kultura dhe mitologjia e tyre ka ndikuar te shumë popuj të Lindjes së Afërt, siç kanë ndikuar të tjerët tek ata – për shembull me faktin se nga asirianët adoptuan formën akadiane të shkrimit kuneiform. Gjuha e tyre që futet në grupin indo-arian, zhduket në vitin 1000 p.e.s. Rënia e hurianëve nisi me përmbysjen e Mbretërisë së Mitanit, ku shumë pjesë të saj ndahen mes hititëve dhe asirianëve.

Zbulimi i viteve 1950 ishte vërtetë i veçantë, sepse me to dalin në pah dëshmitë më të vjetra të muzikës së lashtësisë. Nga gjithsej 36 himne, pllaka h.6 ishte më e kompletuara. Sot ajo njihet si “Himni hurian për Nikalin” dhe i dedikohet Perëndeshës së Hënës. Është mbi 3400 e vjetër. Por, vetëm pas punës shumëvjeçare, studiuesit në vitet 1970 ia dalin ta zbërthejnë vijën melodike dhe po ashtu edhe përmbajtjen e tekstit.

Versioni që mund ta dëgjoni në video, interpretohet nga kanadezi Peter Pringle. Në vitet 1970-’80 Pringel merrej me muzikën pop-rok, por sot është një nga njohësit më të mirë të muzikës dhe instrumenteve të lashta të Orientit.

Përkthimi në shqip i tekstit që këndon, përafërsisht është ky:

Perëndeshës i bëra dhurata
Se ajo do ta hapë zemrën e vet në dashuri,
Dhe se mëkatet e mia do të falen.
Le ta kënaqin vorbat e mia me vajin e ëmbël të susamit,
Që ajo të na shikojë me dashamirësi,
Dhe të na bëjë të frytshme.

Ashtu si arat me drithë që mbijnë,
Me burrat e tyre gratë le t’i lindin trashëgimtarët
Dhe uroj që ato që ende janë të virgjera
Një ditë të bekohen me fëmijë.

Ky version i vijës melodike, që vlerësohet nga më të saktët, është sipas studiuesit Richard J. Dumbrill – një prej interpretuesve më të mirë të teksteve dhe të muzikës së sumerëve dhe të hurianëve. Ndërsa, interpretohet me një lloj udi të lashtë (në sfond janë tingujt e reprodukuar të gajdeve të zbuluara në Ur në vitet 1920). 

Share This:

Tags: Epi i Gilgameshit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, shfaqje që

27 January 2026
Lajme

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike

27 January 2026
Ciceroni

Kryetari Dimal Basha: Përkulemi me respekt para

27 January 2026
Kuriozitete

Në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e

27 January 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.