Friday 12 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen e rrugëve me beton

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur për investime dhe partneritete të reja

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve nga India

Parashikimi i motit për të enjten, 11 qershor 2026

Sonte nis Botërori më i madh në histori: 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe një muaj

Vendet e plotësuara në kohë rekord – Nis numërimi mbrapsht për “Rilindja Kids Tournament 2026”

Gjilan: Tri veprimtari për 81-vjetorin e lindjes dhe 30-vjetorin e amshimit të Beqir Musliut

Poeti dhe artisti italian Raffaele Icaruso nderon dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së

Nis rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc – Muçivërc, investim prej 1.3 milion eurosh

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

 “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, shfaqje që vë në thumb të kritikës realitetin shoqëror e kulturor
Uncategorised

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, shfaqje që vë në thumb të kritikës realitetin shoqëror e kulturor

27 January 2026 0 Comment 5 min read

AA

Në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës së Janarit 2026” është dhënë shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, prodhim i Teatrit të Ferizajt “Adriana”, me tekst të Jeton Nezirajt e regji të Agon Myftarit.

Kjo shfaqje kishte ngjallur interesimin e madh të publikut gjilanas në këtë ngjarje të madhe kulturore që po organizohet nga Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë dhe OJQ “Varg e Vi” e ku e pranishme ishte edhe kryesuesja e Asamblesë Komunale të Gjilanit, Krenare Latifi – Kqiku.

Është kjo një shfaqje që gjatë po qëndron në skenat teatrore, ngase më herët ishte luajtur edhe nga teatro të tjera dhe kishte lënë gjurmë jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë vendit.

Kjo shfaqje, trajton një ndër ngjarjet më të rëndësishme të Kosovës, ditën kur pritej të shpallej pavarësia. Para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, teatrit i kërkohet që të realizojë një shfaqje solemne edhe pse shumëçka ishte e paqartë. Nuk dihej data se kur do të shpallet pavarësia, me çfarë flamuri e himni dhe cili do të ishte fjalimi i kryemnistrit, ndërkohë që presioni politik ishte i lartë e kur kësaj i shtohet edhe joshja materiale, trupa teatrore me çdo kusht synonte të realizojë shfaqjen edhe pse kërkesat për realizimin e saj ishin në shpërputhje me realitetin e teatrit që vepronte në kushte shumë të vështira.

Trupa teatrore synonte të zbulojë sekretin se kur do të shpallet pavarësia, sikurse edhe të vije deri te teksti i fjalimit të kryeministrit, në ditën e shpalljes së pavarësisë dhe tërë këto përpjekje kalojnë nëpër situata komike gjatë provave, që mbaheshin në vazhdimësi, por që lajmi për datën vije papritur dhe trupën teatrore e zë të papërgatitur. Edhe punëtori teknik kishte një projekt të vetin, që me një aeroplan të vjetër të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, ta riparojë atë, të dërgojë në vend amanetin e babait që ta ruaj për punë të mëdha dhe më të, të fluturojë nëpër vende të ndryshme të botës, ku do të lobonte për njohjen e Kosovës, por që fatkeqësisht ai kishte dështuar në këtë mision dhe kishte rënë mbi Teatrin e Kosovës.

Është kjo një shfaqje – komedi politike e satirike, shfaqje e absurdit në të cilën përmes ironisë dhe situatave komike, shfaqja krijon një dialog të drejtpërdrejtë mes artit dhe realitetit shoqëror. Nëpërmjet kësaj shfaqje është vënë në thumb të kritikës politikën e kohës, qasja e politikës ndaj artit dhe shoqëria e asaj kohe, korrupsioni, por edhe të bëmat e misioneve dhe organizatave ndërkombëtare që vepruan në Kosovën e pasluftës.

Në shfaqje si është më së miri me rolet janë mishëruar aktorët e Tetarit “Adriana” nga Ferizaj Blin Mani, Nexhat Xhokli, Dardane Mehmeti, Sherif Bega dhe Elton Tahiri. Skenogrfinë e shfaqjes e bëri Mentor U. Berisha, kostumet – Eleonora Gagica, Muzika – Lindita Isufi, mjeshtër ndriçimi – Hajrullah Elezi, mjeshtër skene – Avni Ajvazi, zërimi dje toni: Naim Berisha, grimi -Krenare Hajdari, rekuizita – Florim Hashani, teknikë skene: Florim Hashani dhe Valmir Hashani, dizajni grafik – Ngadhënjim Ismani dhe drejtor i Teatrit – Fatmir Hyseni.

Në mbrëmjen e katërt të “Talia e Flakës 2026” do të jepet shfaqja “God Bless America” nga Teatri i Gjilanit, autor dhe regjisor i së cilës është Fatos Berisha.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen

12 June 2026
Lajme

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur

12 June 2026
Sport

E jashtëzakonshme! Stadiumi i atletikës në Roganë

12 June 2026
Lajme

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve

11 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen

12 June 2026

Inspektorët e Komunës së Gjilanit kanë shqiptuar gjoba ndaj dy subjekteve afariste, automjetet e

Lajme

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur

12 June 2026

Një delegacion biznesesh nga India ka qëndruar në Gjilan, ku ka zhvilluar takime me

Sport Sporte tjera

E jashtëzakonshme! Stadiumi i atletikës në Roganë

12 June 2026

Ky është një projekt madhor që lidhet ngushtë me një klub me traditë, i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.