“Katandiset” futbolli i Kosovës, tronditet opinioni futbolldashës: Ndeshja Ulpiana-Vllaznia e kurdisur
Federata e Futbollit e Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj klubit të futbollit Ulpiana dhe klubit Vllaznia Pozheran komisioni i garave ka konstatuar se ndeshja mes tyre ka qenë e kurdisur.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e RTK-së, duke iu referuar deklaratës së personit zyrtar të FFK-së, si dhe xhirimeve televizive.
“FFK ka njoftuar të enjten se është anuluar kjo ndeshje e Ligës së Parë të grupit B e zhvilluar në kuadër të javës së 21-të dhe e fituar me rezultat 3-4 nga Vllaznia”, shkruan kjo faqe.
“Bazuar në deklaratën e personit zyrtar të FFK-së dhe xhirimit televiziv të ndeshjes, konform nenit 97 pika F, të 1 pika E, e Rregullores Disiplinore parashihet që ‘mosangazhimi në lojë’ (lëshimi i qëllimshëm i kundërshtarit të shënoj gol pa angazhim, angazhim inert, mos dëshirë për lojë, dëmtim i ekipit të tij me qëllim), komunikimi në mes të disa lojtarëve me SMS lidhur me zhvillimin dhe rezultatin e ndeshjes si dhe të dhënat nga raportet tjera konfidenciale”, ka theksuar FFK, vijon faqja e RTK-së.
“Bazuar në deklaratat e personave zyrtarë të FFK-së, shikimi i xhirimeve televizive të ndeshjes, analizimi i raporteve konfidenciale për rastin, u konstatua se kemi të bëjmë me kurdisjen e rezultatit të ndeshjes, andaj konform nenit 81 të Rregullores së Garave, anulohet ndeshja sipas detyrës zytare dhe kjo ndeshje regjistrohet si ndeshje e luajtur, rezultati i kësaj ndeshje nuk regjistrohet, gjegjësisht pikët dhe golat nuk regjistrohen në tabelat e klasifikimi të Ligës së Parë Grupi B”, përfundon njoftimi public në faqen zyrtare të TK-së, gjithnjë duke iu referuar deklaratës së zyrtarit kompetent nga FFK dhe xhirimeve teleizive!