Friday 9 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shoqata Humanitare “Bereqeti” hapi ekspozitë në Medresenë e Gjilanit, prezantoi aktivitete të ndryshme humanitare

Shkruan Nexhat Rexha – Shkolla e Karaçevë së Epërme, vatër e dritës dhe rritës së

Rrezikimi i shëndetit të futbollistëve, Ademi mbledh Këshillin Mjekësor: Të forcohen masat emergjente

LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

Begaj uron papën Leone XIV: Urime katolikëve shqiptarë dhe katolikëve në mbarë botën

Arrestohet i dyshuari që tentoi t’i vriste katër të mitur më 2022 në Viti

Del tymi i bardhë në Vatikan, Papa i ri në ditën e dytë të Konklavit

Sopi Haziri: Buxhetimi me pjesëmarrje, rrit transparencën në ndarje të fondeve

Eurodeputeti holandez kërkon heqjen e masave dhe pranimin e Kosovës në BE

Abdixhiku: Zgjidhje dhamë, s’kemi kohë për të humbur – LDK do të merret me zgjedhjet

 Kancelari gjerman, Olaf Scholz të hënën në Tiranë – pritet takim me Kurtin
Lajme

Kancelari gjerman, Olaf Scholz të hënën në Tiranë – pritet takim me Kurtin

14 October 2023 0 Comment 4 min read

AA

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të udhëtojë të hënën për një vizitë të shkurtër në Tiranë, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Scholz do të marrë pjesë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Evropian, shkruan Deutsche Welle.

Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2014 për të mbështetur integrimin në BE të gjashte endeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

Përveç kancelarit Scholz në takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Samiti i mëparshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar në Berlin. Aty u festua si arritje e madhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë.

Marrëveshjet e lëvizshmërisë do të ishin një hap i rëndësishëm përpara për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në kuadër të të cilit deri tani është arritur vetëm ulja e tarifave roaming. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, temë tjetër është edhe transformimi ekologjik dhe digjitalizimi.

Hebestreit tha se Scholz do të kërkojë kontakt edhe me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, siç e bëri në Granadë, të Spanjës, në takimin e Komunitetit Politik Evropian. Nëse në takimin e Tiranës do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kjo nuk dihet ende, u tha në Belin.

Diferenca mes Serbisë dhe Kosovës

Pas sulmit terrorist të Banjskës, diferencat mes Kosovës dhe Serbisë janë thelluar edhe më shumë.

Kosova, edhe pse e përkrah nismën e Procesit të Berlinit, pret nga takimi që të mbahet një qëndrim i qartë ndaj Serbisë.

“Unë pres që ‘të shpjegohet që është një kërcënim i drejtpërdrejt i projektit evropian të integrimeve, madje të thuhet më drejtpërdrejt përgjegjësia që e ka pasur shteti serb në aktin e agresionit të 24 shtatorit’”, tha kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë me DW.

Në takimin përgatitor të ministrave të jashtëm të Procesit të Berinit, i cili u mbajt të premten e kaluar në Tiranë, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq nuk pranoi të dilte në një fotografi të përbashkët, ku në sfond të ishte flamuri i Kosovës.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha në takim se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është e mundur vetëm së bashku, dhe duke njohur dhe respektuar integritetin territorial. Ajo mund të bëhet vetëm kur e kupton se siguria është reciproke.

Edhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i tha DW në një intervistë ekskluzive se tensione të tilla si ai Banjskës, më 24 shtator, nuk duhet të përsëriten më dhe se janë toksike për të gjithë rajonin. 

Share This:

Tags: Olaf Scholz
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në

8 May 2025
Futboll

Skuadra e Betis i bashkohet Chelseas në

8 May 2025
Arte Pamore

Shoqata Humanitare “Bereqeti” hapi ekspozitë në Medresenë

8 May 2025
Lajme

Shkruan Nexhat Rexha – Shkolla e Karaçevë

8 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Scholzi e humb votëbesimin, hapet rruga për

16 December 2024

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Parlamentin e vendit të

Lajme

Scholz: “Evropa mund të jetë e plotë

3 November 2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në hapjen e punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.