Kamioni vetaksidentohet dhe përfshihet nga zjarri në autostradë
Një kamion është përfshirë nga zjarri pas një vetaksidenti të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të Prizrenit për Prishtinë, në zonën e Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 12:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku, vetaksident, në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë, në zonën e Malishevës. Në aksident është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.
Policia po merret me rastin, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet e vetaksidentit.
