Thursday 19 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

NPL Tregu – Gjilan: URIME FITËR BAJRAMI!

Nxënësit e katër shkollave përfitojnë nga programi “Drejt Malit” në Brezovicë

URIMI PËR FITËR-BAJRAM NGA KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË GJILAN

Qeveria e Kosovës mbështet 37 specializantë nga Lugina e Preshevës

Gëzim, Paqe dhe Solidaritet – Urimi i Rektorit të UKZ-së, Artan Dërmaku për Fitër Bajramin

Aksion humanitar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan për Fitër Bajram

Franko Foda, selektor në qendër të vëmendjes: Kosova synon historinë për Botërorin 2026 ⚽

Pensionohet arsimtari Reshat Kryeziu pas 37 vitesh shërbim në arsim

Drejtori i DKA-së në Gjilan, Jeton Rexhepi: Vlerësimi i mësimdhënësve, shtyllë kyçe për një arsim

Gjilan: Kryetari Alban Hyseni, priti ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot

 Kamenica pjesë e panelit të diskutimit në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor
Lajme

Kamenica pjesë e panelit të diskutimit në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor

18 December 2025 0 Comment 4 min read

AA

Komuna e Kamenicës ishte e përfaqësuar në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor dhe Avancimin e Përfshirjes së Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve, i cili u mbajt më 16–17 dhjetor 2025, në Hotel Sirius, Prishtinë.

Në kuadër të këtij samiti, Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (NJKDNJ), Nazmije Demolli Kastrati, mori pjesë në cilësinë e panelistes në panelin me temë: “Buxhetimi i përgjegjshëm ndaj komuniteteve Rome, Ashkalinj dhe Egjiptiane dhe menaxhimi i financave publike.”

Screenshot

Gjatë këtij paneli, Znj. Demolli Kastrati prezantoi praktikat e mira të Komunës së Kamenicës në fushën e buxhetimit gjithëpërfshirës, duke theksuar qasjet konkrete që synojnë adresimin e nevojave të komuniteteve Rome, Ashkalinj dhe Egjiptiane përmes planifikimit transparent dhe të ndjeshëm të buxhetit publik. Këto praktika u vlerësuan si shembuj pozitivë që mund të shërbejnë si model për komunat e tjera, në funksion të avancimit të barazisë, përfshirjes sociale dhe parandalimit të diskriminimit.

Samiti mblodhi përfaqësues institucional, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë nga rajoni, duke trajtuar diskriminimin strukturor dhe antigjipsizmin, si dhe duke reflektuar mbi zbatimin e Kornizës Strategjike të Bashkimit Evropian për Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët 2020–2030.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe Zyrtarja për Barazi Gjinore e Komunës së Kamenicës, Kosovare Maroca Berisha, e cila e përcolli nga afër punën dhe diskutimet e samitit.

Pjesëmarrja e Komunës së Kamenicës në këtë samit konfirmon angazhimin institucional për qeverisje të mirë, buxhetim të përgjegjshëm dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke kontribuar në ndërtimin e politikave publike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Ngjarja u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Terre des hommes në Kosovë, Zërin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe Fondacionin HEKS, në kuadër të projektit “Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

NPL Tregu – Gjilan: URIME FITËR BAJRAMI!

19 March 2026
Lajme

Nxënësit e katër shkollave përfitojnë nga programi

19 March 2026
Lajme

URIMI PËR FITËR-BAJRAM NGA KËSHILLI I BASHKËSISË

19 March 2026
Lajme

Qeveria e Kosovës mbështet 37 specializantë nga

19 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Investim 800 mijë euro: Furnizimi me ujë

18 March 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se është duke

Lajme

Rahimaj organizon iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë

16 March 2026

Në atmosferën e muajit të Ramazanit theksohet rëndësia e bashkëpunimit dhe solidaritetit – shkruan

Lajme

Sherr për një udhëtar në trafik përfundon

8 March 2026

Një mosmarrëveshje në trafik mes dy burrave në Kamenicë ka përfunduar me përdorimin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.