Kallëzim penal ndaj yllit të estradës, Violetë Kukajt, detajet nga lënda
Prej disa javësh po përflitet beteja për pasurinë e familjes që përfshin këngëtaren Violetë Kukaj.
Rasti u bë i njohur për publikun nga ‘Shihemi në gjyq’ ku versionin e tyre e dhanë ish-kunatat e këngëtares që e akuzuan atë për tjetërsim të pronës.
E duket se emisioni ka qenë vetëm një pikënisje.
Të enjten, në prokurori është denoncuar kallëzimi penal nga ana e ish-burrit dhe ish-vjehrrës së këngëtares së njohur.
Përpos për çështjet e patundshmërive, kallëzimi përfshin edhe pretendime, për siç thuhet ‘vjedhjen e arit’ nga ana e këngëtares Kukaj.