Kadriu dhe Maliqi morën pjesë në shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
17-05-2024 – Sot , kryesuesii Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtim Kadriu i shoqëruar nga këshilltari komunal nga radhët e LDK- së, Latif Maliqi, morën pjesë në shënimin e 10- vjetorit të themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare.
Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare është organizim i cili grumbullon qindra biznese të sukseshme anë e kënd diasporës shqiptare.
Gjatë kësaj ngjarje Kadriu dhe Maliqi takuan shumë ndërmarrës të vyer e u njohen me shumë biznese të suksesshme të cilat veprojnë në Kosovë dhe në diasporë. Delegacioni i Gjilanit aty takoi dhe u ofroi mbështetje edhe bizneseve të komunës sonë, të cilët morën pjesë në këtë ngjarje duke prezentuar produktet e tyre.