 
                          
         Ka ndërruar jetë Haki Ramadani, ish-operator teknik në Radio Gjilan
Ka ndërruar jetë në Gjilan, Haki Ramadani, ish-operatori teknik i Radio-Gjilanit që nga vitet e para të themelimit të radio stacionit të parë rajonal në Kosovë.
 
“Nga sot jemi më pak e takimet tona do të jenë më të zbehta, pa Hakiun që ishte iniciator për shumë udhëtime.
Hakiu ishte plot humor, i afërt, i dashur dhe i gatshëm për çdo ndihmë” – ka shkruar kolegu i tij, Nexhmedin Ymeri, në një dedikim të përbashkët me kolegët tjerë, Xhevat Piraj e Islam Osmani.

 
         
         
     
             
             
             
             
            