Jasir Asani nga Irani: Jam mirë, shpresoj për paqe
Sulmuesi shqiptar Jasir Asani, i cili luan për Esteghlal FC, ka reaguar nga Irani pas përshkallëzimit të tensioneve nga sulmet SHBA-Izrael.
Në një postim në Instagram, Asani bëri të ditur se është mirë dhe shprehu shpresën që situata të kthehet në normalitet dhe të ketë paqe.

