Interesim i madh i shqiptarëve për ndeshjen Bayern Munich vs Bayern Lewerkusen
Ndeshja kryesore e kësaj jave në bundesligën gjermane, mbase edhe ndër më të rëndësishmet e sezonit, në mes të Bayern Munich dhe Lewrkusen, ka nxitur interesim të jashtëzakonshëm gjithandej Gjermanisë e më gjërë.
Tifozët e baravrezëve të Bayern Munich, kanë udhëtuar madje nga shtete përreth për ta përcjellur këtë ndeshje. Bëhet e ditur se përveç interesimit të aderuesve të futbollit në Gjermani, është i madh numri i atyre që kanë udhëtuar nga vende tjera, si Zvicër, Austri e gjetiu, për të mos lëshuar nga rasti përcjelljen e sfidës, e cila pritet të jetë tejet cilësore, marrë parasysh kualitetet e dy ekipeve.
E në mesin e tifozëve të shumtë në stadium e gjetiu, një numër i madh i tyre janë nga komuniteti shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Gjermnai, sikurse edhe në vendet përreth, njoftojnë lexuesit tanë, enkas për TV Gjilani.
Ata madje kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, një orë para se të filloj ndeshja derbi e kësaj jave në Bundesligë, ndërsa kanë premtuar se do të shkëpusin pjesë nga më të veçantat e atmosferës në Alianz Arena.