Incident me armë në Gjilan, i dyshuari në arrati
Një incident me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur dje pasdite në Gjilan, ku një person me inicialet L.M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka kanosur familjarët dhe më pas ka shtënë me armë në drejtim të tokës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:30, pas një mosmarrëveshjeje familjare, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit VW Golf 3, ngjyrë e zezë.
“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe janë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet nga burimet zyrtare.
Policia bën të ditur se i dyshuari ka shfaqur sjellje agresive dhe kishte paralajmëruar vetëdorëzim, por ende nuk është paraqitur.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Hetimet janë në zhvillim.
