
I jepet lamtumira e fundit Greta Kryeziut – në mesin e pjesëmarrësve të shumtë, në ceremoni mortore ishte edhe kreu i AAK-së z. Ramush Haradinaj
I jepet lamtumira e fundit Greta Kryeziut – në mesin e pjesëmarrësve të shumtë, në ceremoni mortore ishte edhe kreu i AAK-së z. Ramush Haradinaj.

Njoftim nga Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, njëherit kryetar i degës së AAK-së në këtë komunë, z. Faton Jakupi


NJOFTIMI
“Sot në fshatin Roganë të Kamenicës, së bashku me familjen Kryeziu, kolegët dhe qytetarë, i dhamë lamtumirën e fundit, Greta Kryeziut.”
“Në varrimin e saj në varrezat e Roganës, u ndje dhimbja e madhe për humbjen e saj të parakohshme, por po aq i madh ishte edhe nderimi për vajzën e përkushtuar, profesionisten e palodhshme dhe bashkëpunëtoren tonë, e cila me punën dhe vlerat e saj la gjurmë të pashlyeshme në Kamenicë dhe në Aleancë.”
“Greta do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për njerëzit.”
“Ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve dhe të gjithë miqve të saj. U prehtë në paqe!”
