
Hyseni: Restaurimi i objektit të ish-teknikës popullore, synon të ruajë trashëgiminë historike dhe arkitekturore të qytetit.
Po vazhdojnë punimet në restaurimin e ish-objektit të Teknikës Popullore në Gjilan e të cilat janë në përfundim e sipër.

Punimet po zhvillohen duke ruajtur trashëgiminë historike e arkitekturore për brezat e ardhshëm.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se objekti i ish-teknikës popullore, po restaurohet me një investim prej 200,000 eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Ky projekt synon të ruajë trashëgiminë historike dhe arkitekturore të qytetit, duke e përcjellë atë te brezat e ardhshëm”, tha kryetari Hyseni.


Ky objekt i ndërtuar rreth viteve 1934–1935, ka qenë e institucioneve shtetërore dhe hapësirë e aktiviteteve kulturore të qytetit, ku në vitin 1971 nisi transmetimin edhe Radio Gjilani.
