Hyseni dhe bashkëpunëtorët uruan kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan për Fitër Bajramin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari, Naim ef. Aliu – shkruan TV Gjilani.
Gjatë këtij takimi, në frymën e respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, u përcollën urimet më të sinqerta me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Kjo festë kujton rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe afërsisë ndërmjet njerëzve – vlera që forcojnë më tej bashkësinë lokale.

Postimi i plotë nga kryetari Alban Hyseni:
“Së bashku me bashkëpunëtorët, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritëm nga kryetari, Naim ef. Aliu.
Gjatë këtij takimi, në frymën e respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, përcollëm urimet më të sinqerta me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Kjo festë na kujton rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe afërsisë ndërmjet njerëzve, vlera që forcojnë edhe më tej bashkësinë tonë.”

