Wednesday 14 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kreu i Bujanocit, Arbër Pajaziti uroi Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri

Parashikimi i motit për të mërkurën, 14.05.2025

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm ndanë mirënjohje për infermieren Xhylsime Vranja

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

 Humbjet milionëshe të Trustit Pensional
Lajme

Humbjet milionëshe të Trustit Pensional

22 March 2023 0 Comment 10 min read

AA

Trusti Pensional i Kosovës vazhdon të mbetet pa bord drejtues. Komisioni për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit nuk ka kthyer përgjigje për Radio Kosovën se deri ku kanë shkuar proceduar për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit. Si rrjedhojë e luhatjes së tregjeve globale, Trusti, nga janari deri në dhjetor të vitit 2022, ka humbur mbi 118 milionë euro.

Që nga 28 shkurti 2023 të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës u ka përfunduar mandati. Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, nuk mund të investohen në tregje financiare.

Konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj është mbyllur më 23 dhjetor 2022, por që nga atëherë Komisioni përgjegjës ende nuk i ka shqyrtuar kandidatët që kanë aplikuar. Komisioni përbëhet nga ministri i Financave, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës dhe Auditori i Përgjithshëm.

Radio Kosova ka dërguar pyetje te të gjitha këto institucione përgjegjëse, por ka marrë përgjigje vetëm nga Zyra për Informim e Bankës Qendrore të Kosovës.

LEXO EDHE: Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në shëndetësi

Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në shëndetësi

Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, i ka thënë Radio Kosovës përmes e-mailit se ky institucion ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave dhe nga Auditori i Përgjithshëm, lidhur me procesin për anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, por që sipas tij, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri tani.

“Bazuar në nenin 4, paragrafi 4.6 të Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar me nenin 2, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-116, një komision për përzgjedhje, i propozon Kuvendit për vendet e lira në anëtarësim ose për riemërim të anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Sipas këtij neni, ky komision do të përbëhet nga guvernatori i BQK-së-kryesues, Auditori i Përgjithshëm dhe ministri i Financave. Ju informoj se bazuar në kërkesat ligjore, gjatë vitit 2022, përkatësisht më 14 mars 2022 dhe më 24 tetor 2022, si dhe më 5 janar 2023, Guvernatori Fehmi Mehmeti ka bërë kërkesë drejtuar ministrit të Financave dhe Auditorit të Përgjithshëm, lidhur me procesin për anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Megjithatë, deri më tani, guvernatori Mehmeti nuk ka marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,”thuhet në përgjigjen e BQK-ës.

Më herët nga Trusti Pensional i Kosovës patën deklaruar për media se nga ana e Trustit janë kryer të gjitha procedurat, siç është hapja e konkursit me kohë dhe dërgimi i kandidatëve për shqyrtim te Komisioni përgjegjës.

Si rrjedhojë e luhatjes së tregjeve globale, Trusti nga janari deri në dhjetor të vitit 2022, ka humbur mbi 118 milionë euro.

Duke marrë parasysh krizën bankare që ka përfshirë këto ditë SHBA-në dhe Evropën, ekonomisti Emanuel Bajra thotë për Radio Kosovën se duhet të ketë kujdes të shtuar në këtë çështje.

“Nuk besoj që do të jetë i rrezikuar, por gjithsesi që duhet të jemi të vëmendshëm, për shkak se preukopimi im kryesor është te kapitali i jashtëm, pra, nëse një masë e panikut hapet gjithandej bankave evropiane, atëherë këto banka që kanë selitë kryqore nëpër Evropë, mund t’i tërheqin kapitalin e tyre investues në banka komerciale, që do të thotë që mund të ndikojë në depozitat tona, e natyrisht këtu BQK për atë arsye është edhe e krijuar që t’i garantojë këto depozita të qytetarëve tanë, dhe nuk e shoh që kjo do të jetë problem, por kështu patëm thënë edhe në vitin 2007-2008, kështu thamë edhe në vitin e kaluar kur të gjithë menduam që problemet financiare janë vetëm me kriptovaluta, por ja ku jemi sot, kemi probleme dhe krize bankare globale,” thotë Bajra.

Në mungesë të bordit, partitë opozitare kanë deklaruar se paratë e kontribuuesve kosovarë janë të rrezikuara, ndërsa nga pozita kanë thënë se Ligji për kursimet pensionale e parasheh që në rastet kur nuk zgjidhet bordi i ri, atij ekzistues i vazhdohet mandati për 90 ditë.

Gjatë ditës së djeshme Jeton Demi, zëdhënësi i këtij institucioni, ka thënë se nuk mund të thonë që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë pa organin kryesor.

E, sipas ish-ministrit të Financave, Haki Shatrit, Qeveria nuk po dëshiron ta zgjedh bordin e Trustit.

Shatri thotë se Kurti do t’i zgjedh anëtarët e bordit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Institucionet tona nuk janë duke punuar për Trustin edhe pse munden ta bëjnë, mund ta formojnë bordin e Trustit por këtë gjë nuk po donë ta bëjnë se strukturat e Trustit nuk mund të bëjnë asgjë pa bord. Më duket se kryeministri ka qenë nxënë dhe nuk ka pasur kohë të merret me borde. Do t’i gjejë Kurti anëtarët e partisë të vetë për t’i intervistuar”, theksoi Shatri

Ish-ministri Shatri thotë se kur Trusti Pensional është ‘pa zot shpie’, parat e qytetarëve janë në rrezik.

“Paratë e qytetarëve janë duke u rrezikuar dhe po humbin dita ditës pasi Trusti nuk ka bord. Të gjitha raportet po tregojnë se ka pasur humbje. Kur Trusti është pa zot shpie krejt paret do të rrezikohen”, u shpreh Shatri.

Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës kanë shpresuar pakënaqësi në lidhje me mos emërimin e bordit të Trustit.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala njëherësh edhe deputet i PDK-së ka folur lidhur me këtë çështje për Front Online.

Shala thotë se krejt kjo situatë e Trustit Pensional është shqetësuese.

Ai ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Kurti.

“Situata e Trustit është shumë shqetësuese për faktin se mbi 2.5 milionë euro janë pa menaxhim dhe pa llogaridhënie. Ka një rënie të dukshme të mjeteve nga Trusti, dhe askush nga institucionet e shtetit nuk e ka ndërmend të marr ndonjë veprim të reagojë. Të gjitha këto probleme me Trustin Pensional rezultat i politikave të këqija të kësaj Qeveria. Kjo situatë do të na përcjell gjatë me humbje të mëdha të fondit pensional”, deklaroi Shala

Deputeti i PDK-së tha se urgjent duhet të zgjidhet bordi i këtij institucioni.

“Qeveria Kurti urgjent duhet ta zgjedhë bordin e Trustit Pensional i cili bënë një analizë të shpejtë dhe të menaxhoj sa më mirë fondet aty. E dimë që nuk do të vendoset shpejtë ky bord pasi nga Qeveria nuk ka asnjë reagim për ta parandaluar këtë humbje të parave të qytetarëve”, thotë Shala.

Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30.11.2022, por ishte zgjatur edhe për tre muaj.

Konkursi ishte shpallur para tre muajve më 02.12.2022, por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë.

Rreth 2.5 miliardë euro janë investuar në tregjet ndërkombëtare nga pensionet e kosovarëve Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara.

Share This:

Tags: Trusti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Promovohet libri `Mali i qumështit`, i autores

14 May 2025
Lajme

Kreu i Bujanocit, Arbër Pajaziti uroi Edi

14 May 2025
Futboll

(Prishtine 1:2 Gjilani) – U ankua Prishtina,

14 May 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 14.05.2025

14 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Humbjet e Trustit dhe rritja e çmimeve

15 April 2025

Në një periudhë sfiduese për ekonominë e Kosovës, kur qytetarët përballen me rritje të

Lajme

Rishpallet edhe njëherë konkursi për Bordin e

18 April 2023

Komisioni për përzgjedhjen e Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës -Trust,

Lajme

AKB-ja kërkon të lejohet tërheqja e Trustit,

19 January 2023

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësimin me humbjen e mjeteve nga Trusti

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.