Haziri: Pas reagimeve tona, presidentja e mori përsipër organizimin e Akademisë së Rugovës në Gjilan
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas reagimeve për mospërfshirjen e Akademisë së Presidentit Rugova nga ana e ekzekutivit të Gjilanit në kalendarin e “Flakës së Janarit”, organizimin e ka marrë përsipër presidentja Osmani.
Prandaj, ai thotë se e përshëndet vendimin e presidentes.
“E përshëndesim këtë vendim të presidentes, por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës…” nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit”, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë i Hazirit: