Haziri: Organet e rendit të hetojnë vjedhjen e votave, lavdi ju qoftë marria
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pasi rinumërimi po nxjerr në pah manipulime dhe vjedhje të votave të disa nga kandidatët e partive politike.
Haziri në Facebook ka shkruar se organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit.
Postimi i tij:
Aty ku gara bëhet kush qeveris më keq, del që edhe gara kush vjedh më shumë është mendësi dhe vjedhja e votës është e vetmja mundësi që u duhet.
Organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit.
Lavdi ju qoftë marria!
