Monday 22 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të hënën, 22 dhjetor 2025

Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1400 gjoba trafiku

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

PDK dega Gjilan: Mbështesni kandidatët tanë për deputetë

Vetëvendosje: “Projekti i autostradës po merr më në fund drejtimin e duhur…”

Bedri Hamza në Gjilan: Votoni 130 për një shtet që punon vetëm për qytetarët

Ekskluzive | Zjarr në market në Gjilan, rrezik i përgjithshëm dhe dëme rreth 200 mijë

Bahamas njeh Kosovën

Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

 Haziri i drejtohet Hysenit: “Presionet” kundër opozitës nuk t’i mbulojnë dështimet monumentale
Lajme

Haziri i drejtohet Hysenit: “Presionet” kundër opozitës nuk t’i mbulojnë dështimet monumentale

10 December 2024 0 Comment 5 min read

AA

Pas konferencës së mbajtur sot nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni me organizatat joqeveritare prezente në takimin e mbajtur gjatë ditës, ka reaguar kreu i LDK-së. Lutfi Haziri, i cili konferencën e mbajtur sot me këto organizata e ka cilësuar si “presion” me qëllim të mbulimit të dështimeve të cilat i ka saktësuar si “monumentale”.

“Për Hysenin e VV-së: ‘Presionet’ kundër opozitës nuk t’i mbulojnë dështimet monumentale për shkak të mosrealizimit të asnjë projekti kapital dhe skandalet e punësimeve të kunatave, balldëskave e baxhanakëve”, ka shkruar fillimisht Haziri.

POSTIMI I PLOTË:

Për Hysenin e VV-së: ‘Presionet’ kundër opozitës nuk t’i mbulojnë dështimet monumentale për shkak të mosrealizimit të asnjë projekti kapital dhe skandalet e punësimeve të kunatave, balldëskave e baxhanakëve!

Për të satën herë me radhë, në stilin e shefave të tij, zëvendësministrave të cilët në formë ‘bedelësh’ ia udhëheqin nga distanca prej 47 kilometrash Komunën e Gjilanit, Hyseni i VV-së paska tentuar në mënyrë të mjerë ta keqinterpretojë realitetin sa i përket buxhetit për vitin 2025 dhe bartjen e mjeteve prej 2.5 milionë euro.

Kjo krekosje e ky ‘presion’ ndaj opozitës është vetëm tentim i mjerë për t’i mbuluar dështimet monumentale për shkak të mosrealizimit të asnjë projekti kapital dhe skandalet e punësimit të kunatave, balldëskave e baxhanakëve. Vetëm pasi i realizove këto punësime skandaloze të familjes tënde, të ra ndërmend që duhet të merresh me buxhetin. Nuk të falet sepse Komunën e ke shndërruar në një shitore të thyer, duke i sjell Gjilanit depresion të thellë politik e ekonomik.

Ajo që pamë sot, një ditë pas protestës së shoqatave të personave me aftësi të kufizuar në Gjilan, qenka përkthyer në një konferencë të përbashkët me një ‘presion’ për opozitën.

Kësaj i thonë: Lavdi marrëzisë!

Në vend që të bëjë përpjekje për aprovimim e buxhetit dhe krijimin e një agjende të përbashkët me opozitën për Gjilanin, tani i ka përkthyer protestuesit dhe të pakënaqurit në instrument për të bërë presion mbi opozitën në Gjilan.

Edhe dhjetë ditë mbyllet arka e shtetit dhe nuk mundet as të ndahen e as të shpenzohen ato mjete.

Ne besojmë shumë, që shumë më mirë është që ekzekutivi i Gjilanit t’i ngrohë sallat e bibliotekës së qytetit, t’i ngrohë klasat e shkollës së muzikës dhe shumë shkollave të tjera, të cilat janë pa dru e pa ngrohje, e sot Gjilani, gjatë gjithë ditës edhe pa ujë e pa rrymë.

Në këtë kaos të krijuar sot në qytet, Hyseni i VV-së zgjedh mënyrë për të instrumentalizuar këto shoqata, që sot do të duhej të kishin komod në Fshatin e Lumtur, si projekt i bërë për to dhe disa kategori tjera të dashura të shoqërisë.

Ai po merret me një buxhet që është me 2.5 milionë euro suficit këtë vit, dhe me shumë projekte të parealizuara. Tani bën presion për buxhetin e vitit 2025, kur dihet se vitin 2025 e kemi vit zgjedhor në shkurt dhe tetor. Komuna e Gjilanit tanimë ka rrëshqitur në gropë të zezë, si pasojë e mosadministrimit dhe krijimit të këtij kaosi.

Ju lutemi, mos i përdorni shoqatat politikisht, sepse meritojnë trajtim të duhur dhe jo instrumentalizim të tillë!

Share This:

Tags: Lutfi HAziri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 22

22 December 2025
Futboll

Arb Manaj “Futbollist i vitit 2025”, Amir

22 December 2025
Futboll

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton

21 December 2025
Sport

Rashica protagonist, ia siguron fitoren Besiktasit në

21 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Lutfi Haziri kërkon besimin qytetar, premton intensifikim

14 December 2025

Në prag të zgjedhjeve nacionale të 28 dhjetorit 2025, gjegjësisht fillimit të fushatës zyrtare

Lajme

Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait të

2 December 2025

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar vdekjen e vëllait të tij. Haziri ka

Lajme

Voton Lutfi Haziri: “Uroj që kjo ditë

9 November 2025

Në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan ka votuar në mesditë Lutfi Haziri, kryetar i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.