Wednesday 21 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare Milazim Leci

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi

MAShTI hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, mbështetje deri në 10 mijë euro

MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS MË 24 TETOR NË GJILAN

Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet, profesionalizëm dhe forcim të llogaridhënies nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria

GJIMNAZI “ZENEL HAJDINI” KAMPION I GJILANIT DHE I REGJIONIT TË ANAMORAVËS NË HENDBOLL

KEINTI nën drejtimin e Arben Mustafës mbajti takim, mori pjesë edhe deputetja Liza Gashi nga

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta Remzi Isufi, zyrtar financiar me kontribut shumëvjeçar në Drejtorinë

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës me mot pranveror, por më pas priten rrebeshe

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

 Gjykatësi bllokon përkohësisht qasjen e DOGE në sistemin qeveritar të pagesave
Lajme

Gjykatësi bllokon përkohësisht qasjen e DOGE në sistemin qeveritar të pagesave

11 February 2025 0 Comment 3 min read

AA

Një gjykatës federal bllokoi Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, të drejtuar nga sipërmarrësi Elon Musk që të ketë qasje tek të dhënat e Departamentit të Thesarit, që përfshijnë të dhëna personale si sisemi i pagesave apo llogaritë bankare për miliona amerikanë që punojnë për qeverinë federale.

Gjykatësi Paul Engelmayer e dha vendimin të shtunën herët, pasi 19 prokurorë të përgjithshëm demokratë ngritën padi ndaj Presidentit Donald Trump. Sipas padisë, e cila u depozitua në gjykatën federale në qytetin e Nju Jorkut, administrata e Presidentit Trump e ka lejuar ekipin e zotit Musk që të ketë qasje tek sistemi i pagesave të Departamentit të Thesarit, në shkelje të ligjit federal.

Gjykatësi Engelmayer, i cili është emëruar nga Presidenti Barack Obama po ashtu vendosi që çdo individ, të cilit nuk i lejohej të kishte qasje në dhënat personale, por i ka siguruar ato, duhet t’i shkatërrojë menjëherë të gjitha kopjet e materialeve që ka marrë nga sistemet e Departamentit të Thesarit, për periudhën kohore që nis nga 20 janari.

Gjykatësi caktoi mbajtjen e një seance dëgjimore në 14 shkurt.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi kërkesën për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press lidhur me padinë që ishte ngritur nga prokurorët demokratë.

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë e drejtuar nga zoti Musk, i njohur gjithashtu si DOGE, u krijua për të eliminuar ato që administrata e Preisdentit Trump i ka konsideruar si shpërdorim të fondeve qeveritare. Qasja e këtij Departamenti tek të dhënat e Thesarit, si dhe inspektimi i saj ndaj agjencive të ndryshme qeveritare, ka ngritur shqetësim në mesin e kritikëve mbi fuqinë në rritje të zotit Musk, ndërsa mbështetësit kanë mirëpritur idenë e tkurrjes së financave të fryra të qeverisë.

Zoti Musk, ka hedhur poshtë kritikat ndaj DOGE-s në platformën X, ndërsa është shprehur se po kursehen miliona dollar të taksapaguesve.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, zyra e së cilës ngriti padinë, tha se qasja e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë në të dhënat e Departamentit të Thesarit ngre probleme sigurie dhe mundësinë për një ngrirje të paligjshme të fondeve federale.

Pjesë e padisë janë edhe shtetet: Arizona, Kalifornia, Kolorado, Konektikat, Delauer, Havai, Ilinoi, Mein, Marilend, Masaçusets, Minesota, Nevada, Nju Xhersi, Karolinë e Veriut, Oregon, Rod Ajlënd, Vermont dhe Viskonsin.

Share This:

Tags: ShBA
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare Milazim

20 October 2026
Lajme

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin

20 October 2026
Champions League

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen ndaj Slavia

20 October 2026
Lajme

MAShTI hap konkurset për bursa të doktoratës

20 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Komandanti i FSK-së në SHBA, takime në

16 October 2026

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e

Lajme

FSK zë vendin e dytë në garën

8 October 2026

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë renditur në vendin e dytë

Lajme

Ministri iranian: Ngushtica e Hormuzit do të

9 April 2026

Ministri iranian Khatibzadeh ka deklaruar se Irani do të “ofrojë siguri për kalim të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.