Friday 20 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për vdekjen e Chuck Norris

Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin e Botërorit 2026: Mungesa të rëndësishme dhe rikthime

Ndërron jetë Bujar Ramadani – “Lalushi”; FC Kika i bën dedikim për kontributin e tij

Osmani uron Fitër Bajramin: Kjo ditë, si gjithnjë përgjatë historisë sonë, të na bëjë të

Ndërron jetë Xhejlane Gutiqi, zëri i artë i Radio Televizionit të Prishtinës

Lutfi Haziri uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan për Fitër Bajramin

Hyseni dhe bashkëpunëtorët uruan kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan për Fitër Bajramin

Napoli feston 100-vjetorin, inaugurohet murali gjigant në “Maradona”

Tentim vrasje në Kamenicë, i dyshuari në arrati

 Gjilan: u varros me nderime mësuesi veteran, Fehmi Sejdiu
Lajme

Gjilan: u varros me nderime mësuesi veteran, Fehmi Sejdiu

27 February 2023 0 Comment 4 min read

AA


Në varrezat e Qytetit në Gjilan u varros me nderime mësuesi Fehmi Sejdiu nga Breznica e Komunës së Bujanocit.


Mësuesit dikur, gjatë viteve 90-të e më parë, shquheshin si personaliteti më të veçanta e më të rëndësishme intelektuale nëpër ambienteve rurale fshatare e mjedise urbane, dhe si të tillë, ishin personalitete të shquara që bartnin më vete autoritetin e pakontestueshëm moral të shoqërisë.
I tillë ishte mësuesi Fehmi Sejdiu nga Breznica e Bujanocit, i cili ndërroi jetë të dielën më 26 shkurt e u varros të hënën më 27 shkurt 2023.


Në prani të një numri të madh bashkëvendësish, kolegësh e qytetarësh nga Gjilani dhe Malësia e Bujanocit, në Varrezat e Qytetit në Gjilan u varros pedagogu e pishtari i arsimit Fehmi Sejdiu nga Breznica e Komunës së Bujanocit, të cilit me nderime iu dha lamtumira e fundit nga pjesëmarrës të shumtë në kortezhin funeral.


Në emër të shkollës Fillore “Migjeni” në Muhoc, paralelja e ndarë në Breznicë ku punoi e veproi ai, foli drejtori i kësaj vatre të arsimit, Sadik Demiri, i cili i bëri një kronologji jetës dhe veprimtarisë së mësuesit Fehmi Sejdiu, si dhe kontributit të tij në edukimin e nxënësve të shumë brezave.


“… Në shtator të vitit 1983 Fehmi Sejdiu punësohet në shkollën Fillore “Migjeni” në Muhoc, paralelja e ndarë në Breznicë, të cilit mision të shenjtë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinjë iu përkushtua për plotë 39 vjetë, pa iu nda deri në fund të jetës së tij. Për punën e tij të palodhshme, më së miri tregojnë nxënësit e tij, si dhe shpërblimet e mirënjohjet nga drejtoria e Shkollës…”, tha mes tjerash drejtori Demiri.


Arsimtari Fehmi Sejdiu përveç si mësues dhe edukator i brezave të shumtë, njihet edhe si aktivist i devotshëm, si dhe mbështetës i përhershëm moral i të gjitha nismave të avancuara që e kanë karakterizuar vendlindjen e tij Breznicën, trevën e Malësisë së Bujanocit të njohur si “Hashania”, si dhe mbarë rajonin e Anamoravës, përfshirë aktivitetet sportive e kluturore të viteve 90-të e shumë më shumë.

Share This:

Tags: Breeznice Fehmi Sejdiu Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

20 March 2026
Arte tjera

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për

20 March 2026
Film

Vdes në moshën 86-vjeçare aktori i njohur,

20 March 2026
Futboll

Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin

20 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Incident me armë në Gjilan, i dyshuari

20 March 2026

Një incident me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur dje pasdite në Gjilan,

Lajme

Gjilan: Mbahet mbledhje komemorative për Elif Sherifin

18 March 2026

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan ka njoftuar se do të organizojë

Lajme

Hapet Zyra për të Huaj në Gjilan

18 March 2026

Më datë 16.03.2026, në Gjilan është hapur Zyra për të Huaj, një shërbim i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.