Gjilan: U dha premiera e shfaqjes “Koprraci”
Të premten në Teatrin e Qytetit në Gjilan u dha premiera e shfaqjes “Koprraci”, e bazuar në komedinë me të njëjtin emër të Molierit, projekt individual nga Qëndrim Kqiku, përkrahur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan.
Në komedinë “Koprraci”, sipas subjektit të tekstit të dramës së Molierit, demaskohet me forcë të madhe fuqia shkatërruese e parasë duke goditur dhe koprracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim.
Luajtën: Kushtrim Kqiku, Florent Saliu, Kreshnik Berisha, Regjia: Kenan Gurgurovci