Gjilan: – Shfaqja për fëmijë “Petrushi i huaj”, u dha premierë në Teatrin e Gjilanit, ngazëlleu fëmijët prezentë
Në ambient të jashtëzakonshëm me numër të madh të fëmijëve prezentë që e kishin mbushur sallën e teatrit, në Gjilan u dha premiera e shfaqjes për fëmijë “Petrushi i huaj”, me regji të Meli Qena.
Në ambient të jashtëzakonshëm me numër të madh të fëmijëve prezentë që e kishin mbushur sallën e teatrit, në Gjilan u dha premiera e shfaqjes për fëmijë “Petrushi i huaj”, me regji të Meli Qena.
E adaptuar për skenën e teatrit sipas motivit të veprës së autorit të shquar S. J. Marshak, shfaqja “Petrushi i huaj” mbajti pezull për rreth 40 minuta sa zgjati, fëmijët e numërt përtetj kapaciteteve të sallës, të cilët natyrshëm u bënë pjesë e konceptit regjisorial, gjegjësisht pjesë e vet shfaqjes, në harmoni me rrjedhën e ngjarjeve të zhvilluara në skenë.
Në fakt, Petrushi, personazhi kryesor në shfaqje, paksa i llastuar, vendos t’i shmanget shkuarjes në shkollë, por që fati e sjellë në situata të pakëndshme, për ta bërë të kuptoj se rruga më e mirë, më e drejtë dhe më e duhur është shkuarja e patjetërsueshme në shkollë.
E adaptuar për skenën e teatrit sipas motivit të veprës së autorit të shquar S. J. Marshak, shfaqja “Petrushi i huaj” mbajti pezull për rreth 40 minuta sa zgjati, fëmijët e numërt përtetj kapaciteteve të sallës, të cilët natyrshëm u bënë pjesë e konceptit regjisorial, gjegjësisht pjesë e vet shfaqjes, në harmoni me rrjedhhën e ngjarjeve të zhvilluara në skenë.
Në fakt, Petrushi, personazhi kryesor në shfaqje, paksa i llastuar, vendos t’i shmanget shkuarjes në shkollë, por që fati e sjellë në situata të pakëndshme, për ta bërë të kutpoj se rruga më e mirë, më e drejtë dhe më e duhur është shkuarja e patjetërsueshme në shkollë.
Ndërsa ekipi i aktorëve Gani Rrahmani, (Petrushi), Gëzim Bucolli e Emine Toska (prindërit); si dhe aktorëve tjerë, Safete Mustafa Baftiu, Artan Selimi, Qëndrim Kqiku, Alban Shahiqi, Kreshnik Berisha, Avni Shkodra e Florent Salihu, me sukses të plotë u prezantuan, për ta realizuar në nivel të kënaçshëm si strukturë shfaqjen, e cila shumë shpejtë “i rrëmbeu” brenda subjektit fëmijët në sallë, duke dëshmuar edhe një herë se pikërisht shfaqjet për fëmijë janë ato që i duhen më së shumti teatrit tonë gjithandej.
Regjisori Fatmir Hyseni, e vlerësoi lart shfaqjen si tërësi, përfshirë të gjitha komponentet; realizimin teknik e regjisorial, muzikën, pjesën skenike, skenografinë e kostumet, si dhe aspeketet tjera.
“Ishte nje shfaqje e relizuar mjaft mirë, si në aspektin regjisorial, lojën e aktorëve, skenografinë mjaftë funksionale, kostume që personazhet i bënë më të dashur për fëmijë, si dhe muzikën me efekte adekuate në përmbishjen e shfaqjes si tërsi. E veçantë tjetër e kësaj shfaqje ishte komunikimi me publikun dhe mesazhet që përcolli tek fëmijët, lehtas dhe duke i argëtuar”, tha ai
Sipas regjisori Hyseni, shfaqje të këtij lloji për më të vegjëlit na duhen sa më shumë në kohën që po jetojmë me invazionin teknologjik!
“Teatrot kanë obligim që shfaqje për fëmije të kenë në repertorin e tyre, e sidomos në këtë kohë kur fëmijët janë të ekspozuar rrjeteve sociale”, shtoi ai.
Shfaqja “Petrushi i huaj”, ashtu si vet teksti, ishte plotë me situata të këndshme për audiencën e dëlirë e patjetërsueshëm më të mirë – fëmijët, ndërsa pjesa skenike ishte realizuar në harmoni me fabulën e shfaqjes, konform me kërkesat e auditorit të vogël.
Në fund Regjisorja Meli Qena u shpreh e kënaqur me rrumbullaksimin e projektit në skenë, përkundër sfidave që prodhon rrjedha e procesit të realizimit të një shfaqje.