Gjilan: Përfundon restaurimi i objektit të Ish-Teknikës Popullore
Ministria për Kulturë, Rini e Sport ka përmbyllur edhe një projekt restaurimi, si pjesë e objekteve që i përkasin trashëgimisë kulturore.
Lajmin e ka publikuar dhe shpërndarë vet ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku në faqen e tij në rrjete sociale.
NJ O F T I M I
Përfundon edhe një projekt i suksesshëm restaurimi.
“Ndërhyrjet në objektin e ish-Teknikës Popullore në Gjilan kanë siguruar ruajtjen e vlerave të asetit, duke e rikthyer atë si pjesë të rëndësishme të kujtesës urbane të qytetit”, ka shkruar ministri Çeku.
