Gjilan: Kryetari Hyseni i tronditur me vrasjen në Miresh, i shprehu ngushëllime familjes së viktimës
Kreu i Komunës së gjilanit, Alban Hyseni, është shprehur i tronditur me vrasjen e mbrëmshme të të riut, Armend Behluli nga fshati Miresh.
Hyseni është solidarizuar në mbështetje të familjes së viktimës, për t’i qëndruar pranë në këto momente të rënda e pikëllimi nëpër të cilat po kalon.
“Thellësisht i tronditur me rastin e fundit në fshatin Miresh, ku si pasojë mbeti i vdekur i riu nga Gjilani, Armend Behluli”.
Në këto momente të rënda për familjen Behluli, jemi të gjithë me ta, ka vijuar kreu i Gjilanit, duke i shprehur ngushëllime.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e të ndjerit, miqtë e të gjithë atyre që e njohën. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe urojmë që raste të tilla mos të përsëriten kurrë më!”, ka shkruajtur Hyseni.