GJILAN | Gjilanasi dhunon seksualisht 21-vjeçaren, e incizon dhe e shantazhon për publikim të pamjeve
Një rast mjaft i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 21-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë pasi u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale me një person.
Sipas burimeve mediale, mësohet se vajza ka rrëfyer detaje të tmerrshme se si i dyshuari ka filmuar aktet e shëmtuara, vetëm e vetëm që ta mbajë në grusht viktimën, duke e kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar.
Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë hetuesve policorë, i dyshuari i ka kërkuar edhe të holla vajzës, rreth një mijë euro, me kusht që pamjet që i posedonte të mos publikoheshin.
Si rrjedhojë e denoncimit, policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në lëvizje për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.
Pas përfundimit të procedurave policore, hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Shantazh’, bëjnë të ditur media dke iu referuar burimeve nga policia.