Gjilan: Fillon ndërtimi i 8 rrugëve në fshatin Dobërçan
Investimet në infrastrukturën rrugore të fshatrave të Komunës së Gjilanit po vazhdojnë.
Në Dobërçan, ka nisur ndërtimi i tetë rrugëve, të cilat do ta lehtësojnë jetën e banorëve.
Për të parë punimet, ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, ku kanë premtuar vëmendje e gjithëpërfshirje për të gjithë.
I pari i Komunës së Gjilanit, tha se: me një vlerë prej rreth 100 mijë euro, ka filluar ndërtimi i 8 rrugëve në fshatin Dobërçan.
“Vëmendje e merituar për fshatrat e komunës sonë. Dhjetëra projekte po zhvillohen paralelisht, duke siguruar gjithëpërfshirje për lagjet dhe fshatrat tona”, tha kryetari Alban Hyseni.