Gjilan: DKA dhe Shoqata e Matematikanëve, stimulojnë talentët e matemtikës
Drejtoria e Arsimit po mbështet projektin “Math 4 Talent,” i hartuar nga Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit, nga i cili po përfitojnë rreth 50 nxënës nga shkollat e komunës së Gjilanit.
Duke filluar nga sot, 16 nxënës të klasave të 7-ta, 16 nxënës të klasave të 8-ta dhe 17 nxënës të klasave të 9-ta do të ndjekin trajnimet në lëndën “Matematika e Olimpiadave” gjatë 5 fundjavë të ardhshme, pasi me sukses kanë kaluar testimin.
Komuna e Gjilanit është e para në nivel republike që, përmes mbështetjes së aktiviteteve të tilla, kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e nxënësve të talentuar në matematikë.