Gagica lë të kuptohet se nuk do të garojë në zgjedhjet e brendshme të AAK-së në Gjilan
Kryetari i degës së Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, Nazim Gagica, përmes një deklarimi publik ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë pjesë e garës në procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë, i cili tashmë ka nisur dhe pritet të përmbyllet në fillim të muajit maj.
Në reagimin e tij, Gagica ka bërë të ditur se ka vendosur që në këtë proces të mos jetë kandidat për kryetar të degës dhe të mos garojë për pozita organizative, ndonëse pa e cilësuar këtë si tërheqje nga angazhimi politik.
Ai e përshkruan vendimin si të menduar dhe përfundimtar për këtë proces, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë aktiv dhe i përkushtuar në zhvillimet politike.
Sipas tij, procesi i brendshëm zgjedhor përbën një moment të rëndësishëm reflektimi dhe riorganizimi, ndërsa ka nënvizuar nevojën për qartësi politike, vizion dhe besim të ri.
Gagica ka theksuar gjithashtu se do të kontribuojë në mbylljen sa më të suksesshme të këtij procesi, duke mbështetur ruajtjen e frymës demokratike dhe zgjedhjen e strukturave të reja në degë.
POSTIMI I TIJ:
