Futbollisti 24-vjeçar: I shpëtova tërmetit sepse pata ndenjur zgjuar për ta falur namazin e sabahut
Kevin Soni, lojtari i Hatayspor, beson se ishte me fat që i shpëtoi tërmetit vdekjeprurës në Turq, duke zbuluar se kishte ndenjur zgjuar për ta pritur faljen e namazit të parë të ditës kur filluan dridhjet e tokës mëngjesin e hershëm të së hënës.
Turqia Jugore dhe Siria Veriore u goditën nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë të hënën herët në mëngjes, i cili i ka vrarë mbi 22 mijë njerëz në të dy vendet!
Derisa e tërë Turqia po vazhdon të shërohet nga plagët e tërmetit të tmerrshëm, Hatayspor, ekipi i futbollit nga qyteti Hatay, i cili është ndër qytetet më të prekura nga tërmeti, ishte klubi që është goditur më së keqi nga kjo fatkeqësi.
Lojtari 24-vjeçar i këtij ekipi, Kevin Soni, ka folur për përjetimin e tij të frikshëm gjatë tërmetit të hënën.
“Unë jam mysliman dhe shumë fetar, çfarë më shpëtoi mua ishte pritja zgjuar deri në orën 6:40h të mëngjesit për ta falur sabahun. Pra, nuk mund të flija”, tha Soni.
Ai shtoi: “Prandaj, thashë me vete se sikur të kisha fjetur, të kisha parë se si çdo gjë në ndërtesë u rrënua, do të kisha vdekur patjetër. Copa e murit që ranë ishin shumë të mëdha. Mendoj për këtë, ishte një ndërtesë 17-katëshe. Prandaj, do të kisha vdekur, nëse do të kisha qenë në gjumë (kur goditi tërmeti)”, ka deklaruar ai.