Monday 24 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

Parashikimi i motit për të mërkurën, 19.08.2026

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

 Franca dhe Gjermania: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
Lajme

Franca dhe Gjermania: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës

17 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, theksoi se rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së do të kalojë përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se Asociacioni është pjesë e marrëveshjeve që nga viti 2013 dhe se kjo është ritheksuar edhe në marrëveshjen e Ohrit.

Franca dhe Gjermania: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës

Sipas tij, themelimi i Asociacionit do të ishte një shenjë konkrete e vullnetit të Kosovës për të përmbushur zotimet e saj ndërkombëtare.

“Kur them nuk do të shpikim edhe njëherë rrotën, ekziston ajo që quhet ‘elefanti në dhomë’, është ky Asociacioni që lihet disi anash. Mënyra ose rruga drejt NATO-s e BE-së do të shkojë përmes themelimit të këtij Asociacioni. Do të ishte ç’orientuese që të pretendonim që ky fakt mund të lihet anash. Asociacioni është pjesë e marrëveshjeve që nga viti 2013 e tutje dhe pastaj është ritheksuar edhe në marrëveshjen e Ohrit apo përmendur aty.

Gjithsesi, që duhet themeluar, po, dhe do të jetë një shenjë krejt konkrete e vullnetit të Kosovës që të përmbushë zotimet e veta.

BE-ja ka bërë një lloj përpjekje që të hartojë një lloj statuti që është në përputhje me Kushtetutën, dhe nëse ka dikush që mund ta thotë që është në pajtueshmëri me Kushtetutën ose jo, është Gjykata Kushtetuese, kështu që sugjerimi ynë ka qenë që, testojeni këtë statut”, theksoi Guerot.

Edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, deklaroi se Asociacioni ka qenë obligim për Kosovën që nga viti 2013 dhe theksoi se të gjithë kryeministrat prej atëherë nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta zgjidhur këtë çështje.

“Kemi parë disa përpjekje për të sjellë propozime në tryezë, tanimë kemi një propozim evropian që përkrahet nga 27 shtete anëtare. E vetmja sfidë për ne është që të ecim përpara. Thjesht dërgojeni në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse është në mospërputhje me Kushtetutën, nuk ka të bëjë fare me Serbinë, kjo është Gjykata Kushtetuese e Kosovës që do ta trajtojë këtë gjë. Por që ka mosveprim e mosveprimi ka pasoja e që nuk janë aspak pozitive”, theksoi Rohde.

Ambasadorët nuk deshën të komentojnë deklaratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se gjatë mandatit të tij kishte parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Share This:

Tags: Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Gjilani nuk ndalet, mposht edhe Llapin si

23 August 2026
Lajme

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI –

21 August 2026
Lajme

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

21 August 2026
Uncategorised

DKA në Gjilan ndjek nga afër punimet

21 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

21 August 2026

Komandanti i ri i KFOR-it Turk, Toger z. Hüseyin Arslan, së bashku me ekipin

Lajme

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve

20 August 2026

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë që të

Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026

Dy punëtorë nga Kosova kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident të ndodhur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.