Formacionet e mundshme: Chelsea dhe Liverpool nuk luftojnë vetëm për tri pikë, por për diçka edhe më të madhe
Chelsea dhe Liverpooli e nisin sezonin e ri në Ligën Premier me përballjen mes njëra-tjetrës, por që nuk do të jetë vetëm një ndeshje e thjeshtë.
Dueli që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”.
Kjo ndeshje nuk do të jetë vetëm për tri pikët e plota, por edhe për mënyrën se si janë zhvilluar rrethanat për Moises Caicedon e Brightonit dhe Romeo Lavias, me Blutë dhe Reds që janë duke luftuar për t’i marrë shërbimet e tyre.
Për këtë duel, Chelsea ka shumë mungesa si, Christopher Nkunku, Armando Broja, Wesley Fofana dhe Benoit Badiashile.
Por, te skuadra londineze priret të debutojnë nga fillimi Nicolas Jackson, Andrey Santo, Levi Colwill dhe portieri Roberto Sanchez, pasi Kepa Arrizabalaga po e kompleton kalimin te Real Madridi.
Në anën tjetër, Liverpooli ka mungesat si Thiago Alcantara dhe Stefan Bajcetic, që po ashtu janë të lënduar.
Për The Reds pritet të debutojnë Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai.
Formacionet e mundshme:
Chelsea: Sanchez; James, Thiago Silva, Colëill, Chilëell; Fernandez, Santos, Chukwuemeka; Madueke, Jackson, Mudryk.
Liverpool: Alisson; Trent, Konate, Van Dijk, Robertson; Gakpo, Mac Allister, Szoboszlai; Salah, Jota, Diaz.