Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Policia Rajonale – Gjilan: – KOMUNIKATË PËR MEDIA – Aktivitete javore në trafikun rrugor

Kryetari Hyseni, shprehu keqardhje dhe solidaritet me të miturën ndaj të cilës është ushtruar dhunë

Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i hapur, kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati

Valë e re nxehtësisë, temperaturat në rritje

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Lajm i trishtë! Arbenit Mujaj është 18 vjeçari nga Bujanoci që ndërroi jetë pas një

Parashikimi i motit për të premten, 08 gusht 2025

Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan: SMU jashtë funksionit për shkak të probleme teknike

Në Gjilan hapet panairi Rajonal “Anamorava mirëpret diasporën”

 Flakët që nuk u shuan për katër mijë vjet – historia e vatrës së zjarrit në Azerbajxhan
Lajme

Flakët që nuk u shuan për katër mijë vjet – historia e vatrës së zjarrit në Azerbajxhan

5 July 2023 0 Comment 8 min read

AA

“Ky zjarr ka 4000 vjet që nuk është ndalur kurrë”, thotë Aliyeva Rahila. “Edhe shiu që bie, bora, era – nuk kanë mundur ta ndalin”, shtoi ajo.

Përpara, flakët ‘vallëzonin’ pa pushim në një distancë prej 10 metrash të kodrinës, duke e bërë një ditë të nxehtë edhe më të nxehtë.

Ky është Yanar Dag – që do të thotë “mal që digjet” – në gadishullin Absheron të Azerbajxhanit, ku Rahila punon si udhërrëfyese turistike, raporton CNN.

Një efekt anësor i rezervave të shumta të gazit natyror të vendit, të cilat ndonjëherë rrjedhin në sipërfaqe, Yanar Dag është një nga disa zjarret që ndizen spontanisht dhe ka magjepsur, por edhe ka frikësuar turistët në Azerbajxhan.

Eksploruesi venedikas, Marco Polo shkroi në shekullin e XIII-të për fenomenet misterioze të këtij vendi. Edhe tregtarë të tjerë të “Rrugës së Mëndafshit” kanë folur për zjarrin ndërsa udhëtonin drejt vendeve të tjera.

Kjo është arsyeja pse vendi e fitoi emrin “toka e zjarrtë”.

Religjioni i lashtë

Zjarret e tilla dikur ishin të shumta në Azerbajxhan, por për shkak se ato ulen presionin e gazit nën tokë, duke ndërhyrë në nxjerrjen komerciale të gazit, shumica janë shuar.

Yanar Dag është një nga shembujt e paktë të mbetur dhe ndoshta më mbresëlënësi, transmeton Telegrafi.

Në një kohë ata luajtën një rol kyç në fenë e lashtë “Zoroastrian”, e cila u themelua në Iran dhe lulëzoi në Azerbajxhan në mijëvjeçarin e parë para Krishtit.

Për zoroastrianët, zjarri është një lidhje mes njerëzve dhe botës së mbinatyrshme, ku përmes saj mund të arrihet tek vizioni dhe dituria shpirtërore. Është pastrues, ëmbëlsues i jetës dhe një pjesë jetike e adhurimit të tyre.

Sot, shumica e vizitorëve që arrijnë në qendrën e vizitorëve të Yanar Dag vijnë për spektakël dhe jo për rite fetare.

Përvoja më mbresëlënëse është gjatë natës, ose në dimër. Kur bie dëborë, copëzat shpërndahen në ajër pa e prekur kurrë tokën, thotë Rahila.

Yanar Dag – disa argumentojnë se ky zjarr i veçantë mund të jetë ndezur vetëm në vitet 1950 – gjendet në veri të kryeqytetit Baku dhe mund të shkoni atje për 30 minuta nëse udhëtoni me veturë. Qendra ka vetëm një kafene të vogël dhe asgjë më tepër.

“Tempulli i zjarrit” Ateshgah

Për ta pasur më të qartë historinë e adhurimit të zjarrit prej azerbajxhanasve, vizitorët duhet të shkojnë në lindje të Baku, gjegjësisht në “Tempullin e zjarrit” të Ateshgah.

“Që nga kohët e lashta, ata mendojnë se perëndia [e tyre] është këtu”, thotë udhërrëfyesi i CNN, ndërsa hyjmë në kompleksin pesëkëndor, i cili u ndërtua në shekullin e XVII-të dhe të XVIII-të nga kolonët indianë në Baku.

Ritualet e zjarrit në këtë vend datojnë në shekullin e XX-të ose më herët. Emri Ateshgah vjen nga persishtja që do të thotë “shtëpia e zjarrit” dhe në pjesën qendrore të kompleksit është një faltore me një kupole me maje, e ndërtuar mbi një kanal gazi natyror.

Një flakë natyrore, e përjetshme digjej këtu në altarin qendror deri në vitin 1969, por këto ditë zjarri ushqehet nga furnizimi kryesor i gazit të Bakut dhe ndizet vetëm për vizitorët.

Tempulli është i lidhur me Zoroastrianizmin, por historia e dokumenton si një vend adhurimi i indianëve – hindu.

Tregtarët dhe asketët

I ndërtuar si një bujtinë udhëtarësh në stilin e “karvanserait”, kompleksi ka një oborr të rrethuar me mure të rrethuar nga 24 dhoma.

Këto përdoreshin në mënyra të ndryshme nga pelegrinët, tregtarët kalimtarë dhe banorët rezidentë, disa prej të cilëve iu nënshtruan sprovave të tilla si shtrirja në gëlqere, “veshjeve” me zinxhirë të rëndë.

Tempulli doli jashtë përdorimit si një vend adhurimi në fund të shekullit të XIX-të, në një kohë kur zhvillimi i fushave të naftës përreth nënkuptonte se nderimi i Mamonit po fitonte një fuqi më të madhe.

Kompleksi u bë muze në vitin 1975, u nominua si Trashëgimisë Botërore e UNESCO-s në vitin 1998 dhe sot mirëpret rreth 15 mijë vizitorë në vit. 

Burimi i lajmit: /Telegrafi/

Share This:

Tags: Kuriozitet
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Policia Rajonale – Gjilan: – KOMUNIKATË PËR

8 August 2025
Lajme

Kryetari Hyseni, shprehu keqardhje dhe solidaritet me

8 August 2025
Lajme

Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i

8 August 2025
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën

8 August 2025
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb

21 July 2025

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake

Kuriozitete Lajme

Qeni më i shtrenjtë në botë shitet

19 March 2025

Qeni më i shtrenjtë në botë shitet mbi 5 milionë euro. Një kafshë e

Kuriozitete Lajme

Ora e artë e xhepit të njeriut

28 April 2024

Një orë xhepi prej ari që u gjet nga trupi i njeriut më të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.