Monday 30 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Turqia vjen sot në Kosovë, por refuzon stërvitjen në “Fadil Vokrri” para finales së play-offit

Fillon rindërtimi i kadastrit në Gjilan, Rashiti: Shërbimet do të jenë pa pagesë

Kurti viziton Kombëtaren: Pas jush është një komb i tërë

Komuna e Prishtinës: Bllokohet qarkullimi në rrugën “Malush Kosova”

Veldin Hoxha iu tregon kroatëve: Sikur të kishim stadium me 140 mijë ulëse në Prishtinë,

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimi për Bienalen e Venecias

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

Sokol Haliti pret në takim zyrtar policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit

Recep Tayyip Erdoğan pritet në Prishtinë për finalen e play-off-it ndaj Kosovës

 Fillon rindërtimi i kadastrit në Gjilan, Rashiti: Shërbimet do të jenë pa pagesë
Lajme

Fillon rindërtimi i kadastrit në Gjilan, Rashiti: Shërbimet do të jenë pa pagesë

30 March 2026 0 Comment 4 min read

AA

Në Gjilan ka nisur zbatimi i projektit për rindërtimin e kadastrit, një proces i rëndësishëm që synon përditësimin dhe saktësimin e të dhënave pronësore në disa zona të komunës.

Drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti, ka bërë të ditur se projekti përfshin zonat kadastrale Livoç i Epërm, Bresalc, Shillovë dhe Dobërçan, si dhe lagjet Arbëria dhe Dheu i Bardhë.

Sipas saj, rindërtimi i kadastrit është një ndër proceset më të rëndësishme në administrimin e pronës, pasi mundëson rritjen e sigurisë juridike dhe ndërtimin e një sistemi më transparent dhe funksional.

“Përmes këtij projekti synojmë krijimin e një regjistri të besueshëm të pronave, lehtësimin e procedurave administrative dhe adresimin e çështjeve të trashëguara ndër vite”, ka theksuar Rashiti.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se të gjitha shërbimet në kuadër të këtij projekti do të jenë pa pagesë për qytetarët.

Në kuadër të këtij procesi, do të mbahen edhe takime informuese me qytetarët sipas këtij orari:

  • 1 prill 2026, ora 19:00 – SHFMU “Vatra e Diturisë”, Livoç i Epërm
  • 6 prill 2026, ora 19:00 – SHFMU “Nzim Hikmet”, Miresh
  • 7 prill 2026, ora 17:00 – SHFMU “Ibrahim Uruqi”, Bresalc
  • 7 prill 2026, ora 19:00 – SHFMU “Vuk Karadžić”, Shillovë
  • 8 prill 2026, ora 17:00 – Biblioteka “Fan S. Noli”, Arbëria dhe Dheu i Bardhë

Për më shumë informata, qytetarët mund të informohen përmes platformës online kadastra.info.

Drejtoresha Rashiti ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se përfshirja e tyre është thelbësore për suksesin e këtij procesi dhe ndërtimin e një sistemi kadastral të saktë për të gjithë.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Turqia vjen sot në Kosovë, por refuzon

30 March 2026
Lajme

Fillon rindërtimi i kadastrit në Gjilan, Rashiti:

30 March 2026
Futboll

Kurti viziton Kombëtaren: Pas jush është një

30 March 2026
Lajme

Komuna e Prishtinës: Bllokohet qarkullimi në rrugën

29 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimi për

27 March 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti artistin Brilant Milazimi, i cili do

Lajme

Rexhepi: Synim mbetet rritja e cilësisë së

27 March 2026

Në vazhdën e takimeve njoftuese dhe koordinuese, drejtori për Arsim, Jeton Rexhepi, ka takuar

Kulturë Lajme

“Java e Frankofonisë” vazhdon në Gjilan –

26 March 2026

Kanë vazhduar aktivitetet e “Javës së Frankofonisë”, në Gjilan. Një mbrëmje muzikore elegante dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.