Filharmonia e Kosovës fillon vitin 2026 me program artistik solid, vepra të kompozitorëve vendor e botëror
Filharmonia e Kosovës hapi sezonin e ri koncertal me një mbrëmje të veçantë muzikore, duke sjellë para publikut një program artistik të nivelit të lartë.
Koncerti u drejtua nga dirigjenti Marco Crispo, ndërsa si soliste u prezantua flautistja Iris Daveri.
Në program u përfshinë kompozime nga Charles Ives, Claude Debussy, Jacques Ibert dhe Igor Stravinsky, si dhe u rikthye në skenë poema simfonike “Skënderbeu” e Fahri Beqirit, në nderim të 90-vjetorit të lindjes dhe 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të kompozitorit.
Ky koncert shënon nisjen e një sezoni të ri me aktivitete të shumta artistike, duke konfirmuar rolin e Filharmonisë së Kosovës në zhvillimin dhe promovimin e kulturës muzikore në vend.
