Saturday 7 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Dokument: Ky është dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Kompleksi i ri i NPL “Tregu” në Gjilan po gjelbërohet

Mbledhja e KPK’së: Betohet anëtarja Elza Bajrami Kastrati – prokurori Milot Krasniqi pezullohet përkohësisht nga

Drejtori i DKA-së mban takim me drejtuesit e institucioneve arsimore në Gjilan

Surroi: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit i nxituar, vendimi përfundimtar i takon Kushtetueses

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë: Dekreti i Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është kundërkushtetues

Kërkesa e Vetëvendosjes për Presidentin, deklarohen nga Gjykata Kushtetuese

Kamenicë: Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare inxhinieri dhe afaristi gjilanas Adem Syla

Vjen reagimi i LDK-së pasi Osmani shpërndau Kuvendin dhe e çoi vendin në zgjedhje

 FFK me hapa të rëndësishëm për sigurinë në futboll, shpërndan defibrilatorë modernë për klubet
Futboll Sport Superliga e Kosovës

FFK me hapa të rëndësishëm për sigurinë në futboll, shpërndan defibrilatorë modernë për klubet

22 October 2025 0 Comment 6 min read

AA

Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të një projekti të mbështetur nga programi UEFA HatTrick, ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme që synon rritjen e sigurisë në fushat e futbollit.

Nëpërmjet këtij projekti, të gjitha klubet e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, si dhe klubet e vajzave, janë pajisur me defibrilatorë të teknologjisë më të avancuar, të cilët mund të bëjnë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes në rastet e urgjencave shëndetësore.

Në dekadën e fundit, raste të rënda shëndetësore të ndodhura në fushën e gjelbër kanë nxjerrë në pah rëndësinë e pajisjeve mjekësore si defibrilatori, i cili mund të shpëtojë jetë në rast të arresteve kardiake.

Përveç shpërndarjes së pajisjeve, projekti është shoqëruar edhe me organizimin e trajnimeve dhe fushatave për ndërgjegjësim rreth përdorimit të saktë dhe të shpejtë të defibrilatorëve, ku ligjërues ishte stafi mjekësor i Kombëtares A të Kosovës, duke ndarë eksperiencat e marra nga trajnimet e UEFA-s.

Trajnimet në fushën e shëndetit në futboll do të vazhdojnë dhe FFK do të punojë ngushtë me klubet për të siguruar që çdo ekip të ketë personel të trajnuar që di të reagojë menjëherë në raste emergjente.

Ky projekt është një hap domethënës jo vetëm për sigurinë, por edhe për profesionalizimin e mëtejshëm të futbollit kosovar, duke ndjekur standardet evropiane të kujdesit shëndetësor në sport. Mbështetja e UEFA-s përmes programit HatTrick është një konfirmim i mëtejshëm i besimit dhe përkushtimit që ky institucion ka ndaj zhvillimit të futbollit në Kosovë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e vlerësoi këtë projekt jo vetëm si investim në pajisje, por edhe si investim në jetë, në siguri dhe në të ardhmen e futbollit kosovar, meqë futbolli ynë është përballur me humbje jetësh në fushat e gjelbërta.

“Në një kohë kur sporti gjithnjë e më shumë po konsiderohet jo vetëm si argëtim, por edhe si një aktivitet që kërkon kujdes të madh për mirëqenien fizike dhe psikologjike të sportistëve, ky projekt tregon qartë që siguria dhe shëndeti i lojtarëve janë prioritet absolut për Federatën e Futbollit të Kosovës”, tha ai.

Mjeku i Kombëtares A të Kosovës, Amir Vejseli, theksoi se defibrilatori është pjesë jetike dhe urgjente që duhet të jetë i pranishëm në çdo ndeshje futbolli.

“Defibrilatorët janë kërkesë urgjente, meqë kjo pajisje mund të jetë jetike për rastet e sulmeve kardiake që mund të ndodhin gjatë ndeshjeve dhe seancave stërvitore. Pjesa e organizimit mjekësor në një ndeshje futbolli është po aq e rëndësishme sa edhe organizimi sportiv”, u shpreh ai.

FFK mbetet e përkushtuar për të garantuar një ambient më të sigurt për të gjithë akterët e përfshirë në lojën e futbollit, që nga lojtarët e rinj e deri te ata profesionistë, përfshirë trajnerët, stafin teknik dhe zyrtarët e ndeshjeve.

Share This:

Tags: Drita FC FFK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Dokument: Ky është dekreti i Osmanit për

7 March 2026
Lajme

Kompleksi i ri i NPL “Tregu” në

7 March 2026
Lajme

Mbledhja e KPK’së: Betohet anëtarja Elza Bajrami

6 March 2026
Lajme

Drejtori i DKA-së mban takim me drejtuesit

6 March 2026
RELATED Stories for you
Ekonomi Featured Futboll Lajme Sport

I pari i futbollit në botë uron

5 February 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka uruar zyrtarisht Agim Ademin për rizgjedhjen e

Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026

Në emër të Lidhjes Rajonale të Futbollit Gjilan, ju shprehim urimet tona më të

Ciceroni Featured Futboll Lajme Sport Superliga e Kosovës

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet

5 February 2026

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku është konfirmuar rizgjedhja

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.