FFK i del në mbrojtje Vedat Muriqit pas sulmeve në rrjetet sociale
Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar publikisht në mbrojtje të kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pas sulmeve dhe komenteve fyese të drejtuara ndaj tij në rrjetet sociale.
Përmes një reagimi zyrtar, FFK ka dënuar gjuhën përçarëse ndaj sulmuesit, duke theksuar se sulmet ndaj tij nuk prekin vetëm një lojtar, por një simbol të Kosovës dhe të gjithë tifozëve që e mbështesin Kombëtaren.
Në reagim theksohet se Muriqi ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj ekipit kombëtar, duke kontribuar jo vetëm me gola, por edhe me lidership, energji dhe shpirt gare në çdo ndeshje.
FFK vlerëson se ai përfaqëson profesionalizmin, pasionin dhe unitetin e Kombëtares së Kosovës, ndërsa golat e tij konsiderohen si burim krenarie dhe emocioni për tifozët.
Tutje, institucioni i futbollit kosovar ka bërë thirrje që të shmangen fyerjet dhe gjuha e urrejtjes në sport dhe shoqëri, duke nënvizuar se raste të tilla nuk duhet të tolerohen.
Në fund, FFK ka falënderuar tifozët për mbështetjen ndaj ekipit, edhe pas humbjes së fundit ndaj Turqia, duke vlerësuar përkrahjen dhe duartrokitjet për lojtarët.
