Fatmir Spahiu – Bufi, i del në krah artistes Rita Ora që defiloi në skenë me flamurin e Serbisë! – rrëfen për një përvojë si “koincidencë” analogjike
Mediat raportuan që Rita Ora paska defiluar në një skenë në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest me flamurin e Serbisë, të cilin madje e ka valëvitur disa herë!
Në fakt, po të shihet me vëmendje performance, e po të analizohet mirë reagimi, skena dhe defilimi, krahas prezantimit skenik e interpretimit të artistes, vërehet herë – herë një dyshim fillestar tek vet ajo, për prejardhjen e simbolit që bartte, edhe pse nuk është e qartë se si përfundoi në dorën e saj!
Ky fakt ka prodhuar pafund reagime në opinion si dhe paraqitje mediale, qoftë si video apo në shkrime të caktuara.
E në mesin e shumë reagimeve, padyshim që veçohet ai i aktorit të mirënjohur Fatmir Spahiu – Bufi, i cili mëton të relaksoj situatën, i bindur në “pafajësinë” e artistes Rita Ora, me një tregim nga përvoja e tij në një skaj të botës së trazuar!
“Rita Ora është qaq artiste e madhe sa që nuk mundet me i njoftë flamujtë e shteteve të vogla!
Btw, reagimi i saj kur e sheh një bashkëvendase të saj në një talent shoë në Australi është i barazvlefshëm me golat e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë. Mua ma ka dridhë pak buzën e poshtme. Reagimi i saj në atë shoë ma kujton një përvojën time në një vend turistik, ku gjasat për me pas shqiptarë kanë qenë minimaliste. Tu u shetitë në një barkë të vogël, në qosh të botës e pata dëgju këtë frazë: “Ruzhdi mos u gjujë se ka gurë” U pata ni krenar, i emocionum pa masë për faktin se pak jena por gjithçka na gjenë. Ëe go ëe go ëe shine ”, ka përfunduar ai.