Faqja zyrtare e FC Llapi: “Sllavia Pragë e interesuar për tre lojtarë tanë!”
Faqja zyrtare e FC llapi ka njoftuar se trajneri Tahir batatina ka zhvilluar një takim me menxhmentin e skuadrës së njohur Ceke, Sllavia nga Praga.
Sipas njoftimit, mësohet se janë zhvilluar biseda lidhur me interesimin për bashkëpunim reciprok, vecanërisht shkëmbimet e lojtarëve.
Poashtu bëhet e ditur se skuadra Ceke ka shprehur interesim për shërbimet e disa lojtarëve të FC Llapi.
“Kryetrajneri i ekipit tonë, Tahir Batatina gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Jiri Bilek, Drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinovič, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki ku ka diskutuar detaje rreth bashkëpunimit mes Slavia Pragë dhe KF Llapi”, thuhet në njoftim, shkruan Tv gjilani.com.
“Ndër të tjerash, sipas Batatinës në këtë takim u konfirmua se klubi Slavia Praga është e interesuar për tre futbollistë të klubit tonë dhe do vijoj interesimin edhe për futbollistë tjerë gjatë muajve në vijim që më pas të arrihet edhe ndonjë marrëveshje finale”, shkruan më tej faqja e FC Llapi.
Sic mësohet, palët janë dakorduan që kryetrajneri Batatina të udhëtoj pas përfundimit të kampionatit për vizitë tek Slavia Pragë që të diskutohen detaje edhe më të rëndësishme të bashkëpunimit.