Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për vdekjen e Chuck Norris
Faqja zyrtare në Facebook e dedikuar për ikonën e arteve marciale, Bruce Lee, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit legjendar Chuck Norris.
“Pusho në paqe”, shkruhet në mënyrë të shkurtër në postimin e publikuar nga administratorët e faqes, duke e shoqëruar mesazhin me simbole emocionale që shprehin respekt dhe dhimbje për humbjen.

Administratorët e faqes kanë shprehur kështu ngushëllimet e tyre për një nga figurat më të njohura të kinematografisë së arteve marciale, duke rikujtuar në mënyrë të tërthortë edhe lidhjen historike mes dy legjendave.
Bruce Lee dhe Chuck Norris kanë ndarë një moment të paharrueshëm në historinë e filmit, në vitin 1972, kur u përballën në skenën ikonike të Koloseut Romak në filmin “Rruga e Dragoit”.
Kjo përballje konsiderohet si një nga duelët më të famshëm në kinematografi, e koreografuar nga vetë Bruce Lee.
Dy emra të mëdhenj, një trashëgimi e përbashkët dhe një ndikim i jashtëzakonshëm në artet marciale dhe filmin – që vazhdon të jetojë edhe sot.
