Saturday 23 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LAJMI I FUNDIT – Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së në rajonin e Gjilanit

Vdes gazetari Artur Zheji

Moti që do të karakterizojë fundjavën në Kosovë

Intensifikohet Parafushata – Arbër Ismajli prezanton ekipin, Fatos Ramadani, njëri nga ta – proklamon “boom”

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Më shumë se një orë pritje për të dalë nga Dheu i Bardhë, gjendja e

Buzëqeshje e shtrëngim duarsh: Takohen dy legjendat e boksit shqiptar

Dhunohet një e mitur në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Kryetari Alban Hyseni, nderon me çmimin “Çelësi i Qytetit” shkrimtarin Ibrahim Kadriun

 Fakulteti Juridik i UKZ-së ka organizuar takim solemn me rastin e pensionimit të Prof. Asoc. Dr. Fejzullah Hasani
Lajme

Fakulteti Juridik i UKZ-së ka organizuar takim solemn me rastin e pensionimit të Prof. Asoc. Dr. Fejzullah Hasani

28 January 2025 0 Comment 6 min read

AA

Në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt një takim solemn për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e Prof. Asoc. Dr. Fejzullah Hasani, i cili, pas një karriere të shquar në Fakultetin Juridik të UKZ-së dhe në fushën e drejtësisë, ka arritur në moshën e pensionimit.

Në fjalën e tij Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku,  theksoi se Profesor Hasani ka qenë një figurë e pazëvendësueshme për universitetin dhe për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë. Ai tha se kjo ngjarje shënon një moment të veçantë për të gjithë komunitetin akademik të këtij fakulteti, ku Profesor Fejzullah  Hasani ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë gjithë karrierës së tij.

Rektori Dërmaku u shpreh se për Profesorin Hasani nuk ka qenë thjesht një detyrë mësimdhënia, por një pasion i thellë dhe një përkushtim i jashtëzakonshëm që ka mundësuar ngritjen e standardeve të arsimit në Fakultetin Juridik dhe në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në përgjithësi. “Ai ka investuar çdo ditë me energji dhe përkushtim, duke formuar breza të tërë studentësh, të cilët sot vazhdojnë të kontribuojnë në shoqërinë tonë. Profesor Hasani është një shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit të vërtetë,” tha Rektori Dërmaku.

Një nga momentet më prekëse të ceremonisë ishte fjalimi i Dekanës së Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, e cila foli me mirënjohje për bashkëpunimin e gjatë dhe mbështetjen që ka pasur nga Profesor Hasani gjatë gjithë karrierës së saj profesionale. Ajo e përshkroi Profesorin Hasani si një mentor dhe një burim frymëzimi për të gjithë ata që kanë pasur mundësinë ta njohin dhe të punojnë me të. “Profesor Fejzullah Hasani ka qenë një shok pune dhe një udhëheqës i mrekullueshëm për shumë nga ne. Në këtë periudhë të shenjët të jetës së tij profesionale, ai është një shembull i vlerave më të mira të këtij universiteti. Jemi rritur profesionalisht dhe njohuritë që ai ka ndarë me ne janë të pavdekshme,” tha Dekanja Krasniqi.

Kurse Prof. Asoc. Dr. Fejzullah Hasani, pasi falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe organizimin e takimit, tha se, gjatë më shumë se një dekade pune në Fakultetin Juridik të UKZ-së, kam pasur privilegjin të punoj me kolegë të jashtëzakonshëm dhe studentë të shkëlqyer. Kam pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e dijes dhe edukimin e të rinjve dhe për këtë jam gjithmonë mirënjohës. Ai shtoi se kjo është një fazë e re e jetës, porse do të mbaj gjithmonë me vete kujtimet e shkëlqyera dhe lidhjet e forta që ka krijuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

Në këtë ceremoni, kolegët e Profesor Hasanit e përshkruan atë si një person që ka punuar duke lënë  ndikim të pashlyer në jetën profesionale të shumë brezave të studentëve dhe kolegëve. Ata thanë se pensionimi mund të jetë një kufizim ligjor, por ai nuk është një fund i mundësive për një individ të tillë si Profesor Fejzullah Hasani. “Pensionimi është thjesht një ndalesë në një udhëtim të gjatë, por nuk është një ndalim i asaj që mund të ofrojë profesori. Ai ka dhënë kaq shumë për këtë universitet dhe ka ndihmuar të formohen shumë breza studentësh dhe profesionistësh” kanë thënë pos tjerash kolegët e profesorit Hasani.

Në fund, Dekanja e Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, i ka dhënë mirënjohje Prof. Asoc. Dr. Fejzullah Hasani, me rastin e pensionimit dhe kontributit të dhënë në zhvillimin e Fakultetit Juridik.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Milani e nis me humbjen sezonin e

23 August 2025
Lajme

LAJMI I FUNDIT – Aksion i madh

23 August 2025
Lajme

Vdes gazetari Artur Zheji

23 August 2025
Lajme

Moti që do të karakterizojë fundjavën në

23 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për

16 August 2025

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2025/2026 se

Lajme

Universiteti “Kadri Zeka” njofton se është rikthyer

15 August 2025

Universiteti “Kadri Zeka” njofton se është rikthyer në funksion SMU. Të nderuar studentë dhe

Lajme

Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan:

8 August 2025

Njoftimi: – Të nderuar studentë dhe palë të interesuara: Ju njoftojmë se për shkak

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.