Sunday 11 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit më të lartë në Botë

Njeriu më i pasur në Kinë dhe si e bëri pasurinë me ujë natyral

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

 Fahrije Hoti: Ministri Peci të kërkojë falje për njollosje të emrit, s’kam marrë kurrë ftesë për padi
Lajme

Fahrije Hoti: Ministri Peci të kërkojë falje për njollosje të emrit, s’kam marrë kurrë ftesë për padi

25 November 2024 0 Comment 6 min read

AA

Kooperativa Bujqësore “Krusha” bashkë me Fahrije Hotin kanë mbajtur konferencë për media, duke kërkuar që Ministri i Bujqësisë, Faton Peci të kërkojë falje për njollosjen që i ka bërë jo vetëm asaj, por të gjitha grave të Krushës.

Hoti tha para gazetarëve se nuk lejon që Ministri Peci ta njollos emrin e saj, pasi çdo gjë e ka nisur pa ndihmën e askujt.

Ajo tha se që nga viti 2015 kurrë s’kanë pasur përkrahje nga Ministria, pasi siç tha ajo nuk i kishin përmbushur kriteret dhe ishin refuzuar.

“Këtu është shpalos një qarkullim që ka një javë që ministri Peci merret me çështjen e zonjës Fahrije Hoti. Do të shpjegoj në detaje rrugëtimin e kooperativës deri më sot ku jemi. Nuk lejoj me mu njollos emri im, që e kam nisur pa ndihmën e askujt. Ministri Peci gjatë kohës kur zyrtarët ose gazetarët kanë gjetë një dokument që unë jam refuzu nga ministria e Bujqësisë, qoftë me arsye apo pa arsye por kooperativa ka punëtorë, ka staf, ka menaxhment që janë të profilit të projekteve. Kemi aplikuar, jemi refuzu”.

“Jo më 2024, por nga 2015 deri më sot s’kemi marrë përkrahje. Arsyeja ka qenë se nuk i kemi përmbush ndoshta kriteret e në 2015 kemi qenë shumë më keq se sot ku jemi dhe jemi refuzu. Ka vazhdu më 2017, por më 2023 kurrë më parë kooperativa s’ka qenë më e kompletume se sot, duke pas parasysh eksportin në vendet e BE-së, e në Amerikë që jemi të vetmit përpunues që eksportojmë në SHBA. Nuk do ta akuzojë asnjë subjekt politik. Gjithmonë e kemi pasur derën e hapur për të gjithë, prapë vazhdojmë ta kemi, qoftë të Qeverisë, qoftë të subjekteve politike, ambasadorëve, individëve e konsumatorëve”, tha Hoti në konferencë.

Sipas saj, ajo asnjëherë s’ka marrë një ftesë për padi për kthimin e mjeteve në vitet 2015-2017, qysh edhe ishte përfolur në media, ndërsa shtoi se s’di ku e kishte marrë Ministri Peci atë dosje, por që siç tha ajo ai duhet të dalë të kërkoj falje pasi ka njollosur emrin e të gjitha grave të Krushës.

“Ministri Peci më ka përmendur që zonja Fahrije Hoti është e paditur në gjykatë. Përkundrazi, unë s’kam marrë një ftesë të atillë, asnjëherë s’më është adresu një ftesë që unë jam e paditur e nuk i ka kthyer mjetet që më janë ekzekutu më 2015-2017. Nuk e di ku e ka gjetë atë dosje dhe kërkoj nga ministri që bashkë me dosjen të kërkojë falje për këtë njollosje që iu ka adresu jo veç Fahrijës, sepse Fahrija është individ, por ka staf e punëtorë. Nuk jam njollos veç unë, por të gjitha gratë e Krushës jemi njollos me këtë etiketim të ministrit që e ka drejtu ndaj neve. Kisha lut ministrin që të ulet dhe të kërkojë falje publike e jo me shantazhime, me video, me shkrime në rrjetet sociale. Ai e ka petkun e ministrisë, është ministër i dikasterit që i përket regjionit tonë dhe të gjithë bujqve por jo me u marrë me çështje personal me Fahrije Hoti. Fahrija ka një adresë, ka një subjekt të vetin personal që e ka ndërtuar me dhimbje, sakrificë e lot. Pa ndihmën e kërkujt”, tha ajo.

Tutje ajo tha se institucionet duhet të merren me çështje më të mëdha, ndërsa tha se nuk e falë Pecin pa kërkuar falje.

“Spo më dhemb si emër Fahrije Hoti, po më dhemb si Gratë e Krushës”, tha Hoti në konferencën për media.

“Nuk jemi për lëmoshë, jemi taksa-pagues si të gjithë të tjerët”, shtoi tutje ajo.

“Boll Krusha dha, boll Krusha vuajti, le të merren me çështje më të mëdha, mos të merren me mua personalisht. Ministri të del publikisht të kërkoj falje për etiketimin e emrit Fahrije Hoti. Nuk e fali pa kërku falje, le të kërkon në Gjykatë dhe Prokurori, ku Fahrije Hoti është e dënuar. Nëse ka aktakuzë kundër Fahrijes, atëherë le të vjen këtu e do t’i përgjigjem në çdo mënyrë, ani pse më ka refuzuar, por nuk dorëzohem”, tha ajo.

Ministri Peci përmes një postimi të bërë në Facebook kishte thënë se Fahrije Hoti ishte paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 dhe se i ishte kërkuar kthimi i 17 mijë e 800 eurove që Kooperativa Bujqësore “Krusha” i kishin fituar si grant.

“A dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini. Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK).”, kishte shkruar Peci.

I menjëhershëm kishte qenë reagimi i Kooperativës Bujqësore “Krusha”, duke thënë se deklarata e tillë është shpifje dhe tendencioze. Burimi i lajmit: /Reporteri.net/

Share This:

Tags: Fahrije Hoti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Xherdan Shaqiri me het-trik dhe Albian Ajeti

10 May 2025
Kuriozitete

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit

10 May 2025
Kuriozitete

Njeriu më i pasur në Kinë dhe

10 May 2025
Sport

LDK dega Gjilan e uron karatistin Betim

10 May 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.