
Fabrizio Romano: E Kryer| Bellingham do t’i bashkohet Dortmundit”
E kryer/ Jobe Bellingham do t’i bashkohet Dortmundit

18:06 | 8 Qershor 2025
D.H

Borussia Dortmund ka finalizuar transferimin e mesfushorit anglez Jobe Bellingham nga Sunderland.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Dortmund ka derdhur nga arkat e tij 33 milionë euro për ta transferuar anglezin, shkruan Arbresh.info.
Si dhe Sunderlandi do të përfitojë deri në 5 milionë euro si dhe 15% e shitjes së ardhshme i takon ekipit anglez.
Kjo është shitja më e shtrenjtë në historinë e Sunderland – pas një oferte fillestare prej 20 milionë eurosh që u refuzua.
Ashtu sikurse vëllia i tij Jude edhe Jobe Bellingham së shpejti zyrtarizohet tek Dortmund.
Pas suksesit të vëllait të tij, Jude Bellingham, që shpërtheu pikërisht te BVB përpara se të transferohej te Real Madrid, Jobe ndjek tani gjurmët e tij.
Bellingham ishte një nga lojtarët kyc të Sunderlandit në rikthimin historik në Premier League.
