Eva Murati “braktis” sportin, ja ku do ta shohim
Prej shumë vitesh jemi mësuar ta shikojmë në formate sportive, ku është shndërruar edhe në një ndër moderatorët më të dashura të sportit.
Por duket se karriera e Eva Muratit po merr një kthesë tjetër. Moderatorja do të ‘braktisë’ për pak sportin për t’u bërë pjesë e spektaklit.
“Gjeniu i Madh” është formati që do ta sjellë si moderatore, këtë herë në kërkim të talenteve në muzikë. 20 konkurrentë të moshës mbi 35 vjeç që gëzojnë talentin e të kënduarit, 20 personazhe që gjatë jetës së tyre nuk e kanë pasur shansin për të performuar në një skenë para një publiku të gjerë.
Ndërkohë që Evën e kemi parë edhe shpesh si aktore, mjafton të përmendim këtu filmin që aktualisht po shfaqet në kinema, “Policë për kokë”, ku është në kastë edhe prezantuesja.
Duket se tashmë karriera e saj është profilizuar në spektakël edhe aktrim, megjithatë vetë Eva nuk ka deklaruar që ka hequr dorë nga sporti, duke vijuar kështu edhe këtë angazhim.