Monday 13 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Dy anije amerikane kalojnë në Ngushticën e Hormuzit mes tensioneve me Iranin

Alban Hyseni përkujton Agim Ramadanin: Strateg i jashtëzakonshëm që i dha dimension tjetër luftës për

“Dëgjoje zërin e lirisë” – Bashkëshortja e Agim Ramadanit rrëfen momentet më emocionale nga fronti

Pas largimit nga Presidenca, Vjosa Osmani shfaqet në Gjilan – sinjale për rikthim të fuqishëm

Haradinaj: Agim Ramadani, së bashku me Sali Çekajn dhe Xhemajl Fetahajn, i dha vulë të

Ulen çmimet e derivateve në Kosovë – ja tarifat e reja për sot

Super sfida sot në top-ligat europiane – derbi dhe përballje vendimtare në program

Policia: Mbi 2,400 gjoba dhe 64 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë – një rast

Ndahet nga jeta miku i madh i Kosovës, Eliot Engel

Aksident tragjik në Gjilan: një person humb jetën, dy të tjerë në gjendje të rëndë

 Është pensionuar Skender Hasani, profesor i gjuhës frënge
Lajme

Është pensionuar Skender Hasani, profesor i gjuhës frënge

10 September 2025 0 Comment 5 min read

AA

Pas më tepër se tri dekada në arsim është pensionuar Skënder Hasani, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Në një ceremoni të shkëlqyeshme, të atillë çfarë e ka merituar profesori Skender Hasani, Jeton Rexhepi, drejtor në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, ka theksuar se edhe ai vet kishte qenë nxënës i profesorit Skender, duke e cilësuar njeri të afërt, plot energji, serioz dhe të drejtë, dinjitoz e i drejtpërdrejtë.

“Profesori Skenderi ishte model i mësimdhënësit, krah i djathtë i secilit që kishte nevojë, andaj atij i urojmë shëndet e jetë të gjatë e brezat e nxënësve do ta mbajnë në mend gjithmonë”, ka thënë drejtori Jeton Rexhepi.

Shpend Nuhiu, drejtor i Arsimit në Gjilan, ka evokuar kujtime  të mira me profesorin Skënder, duke e cilësuar professor të mirë, të urtë dhe të atillë që gëzoi respect te nxënësit. Ai tha se Skender Hasani ishte mësimdhënës me kulturë të lartë dhe që ka dhënë kontribut të madh për shkollën.

Ilir Vokshi, në emër të ish-nxënësve, për profesorin Skender tha se ishte figurë e jashtëzakonshme dhe e rrallë dhe evokoi kujtime sa e kishte profesor, pastaj kujdestar klase e në fund edhe kolegë në shkollë.

Për profesorin Skender foli edhe nxënësja e tanishme Erda Maliqi, që tha se profesori ishte një udhërrëfyes, njeri me kulturë të lartë dhe që u mundua me mish e shpirt nxënësve t’ua mësojë gjuhën frënge.

“Faleminderit për çdo moment, mësues, mentor dhe udhërrëfyes i yni”.

Fjalë miradije për profesorin Skender Hasani thanë edhe kolegët Arta Haziri, Vjollca Hasani, Tahir Dalipi e Tahir Arifi, të cilët e vlerësuan kolegun e tyre si njeri me vlera të mëdha njerëzore e arsimore dhe të atillë që me sukses të plotë e kreu misionin e tij prej mësimdhënësi.

Në ndarje, Skender Hasani, në ditëlindjen e tij të 65-të, tha se sikurse që një lumë që rrjedh e nuk ndalet, ngjashëm kaluan edhe mbi 30 vite në arsim pa u ndalë. Ai tha se për të ishte privilegj, që ishte pjesë e Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan, i cili ka një kolektiv të mrekullueshëm.

“Fillova në moshën 24- vjeçare me entuziazëm e sot po largohem i lumtur që e përfundova misionin tim në arsim. Kolegë ne ndamë punën, jetën, sfidat, ndihmën reciproke e gëzimin. Nxënës, që ju dua më së tepërmi, ju do të mbeteni pjesa më e dashur e imja. Jam krenarë që u pata nxënës”, tha profesori Skënder Hasani, i cili për punën e tij në arsim është shpërblyer me mirënjohje e dhurata të shumta, të cilat atij do t’I kujtojnë jetën e kaluar në arsimin gjilanas.

Burimi: /kryelajmi.com/.

Karriera e profesorit Skender Hasani

Skender Hasani është i lindur më 10 shtator të vitit 1960 në Kumanovë. Pas shkollimit në vendlindje, ai studimet për Gjuhë Frënge i ka filluar në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup, më 1979, ku i ka mbaruar të gjitha provimet e vitit të parë në afatin e qershorit në vitin 1980. Pas demonstratave të vitit 1981, detyrohet që t’i tërheq dokumentet nga Universiteti i Shkupit dhe regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, më 1981-82 si student me korrespondencë. Skender Hasani filloi të punonte si mësues dhe Gjuhës Frënge në fshat në shkollën e mesme “LIRIA” në fshatin Çerkez të Kumanovës, në vitin 1985. Pas kësaj, dhe për një kohë të shkurtër, ai dhe familja e tij u vendosën në Gjilan, në vitin 1988. Në gjimnazin “Zenel Hajdini” punon që nga shtatori i vitit 1996. Jeton dhe vepron në Gjilan.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte tjera

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Carmina Burana”

12 April 2026
Futboll

Tre përballje që peshojnë shumë në xhiron

12 April 2026
Uncategorised

“Kosova pushton Bundesligën” – Hoffenheim nxjerr në

12 April 2026
Futboll

FC Malisheva ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Elon

12 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Inspektorët e Gjilanit gjobisin qytetarin për ndërhyrje

10 April 2026

Inspektorët komunalë në Gjilan po vazhdojnë kontrollet në terren, në bazë të ankesave të

Lajme

Ambulancat në Bresalc dhe Miresh pritet të

8 April 2026

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me zv. drejtoreshën

Lajme

Inspektorët e Gjilanit ndalojnë punimet dhe rrënojnë

8 April 2026

Komuna e Gjilanit, inspektorët komunalë po vazhdojnë aktivitetet në terren për zbatimin e ligjit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.