Tuesday 21 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Është pensionuar Shefik Azizi, profesor i gjeografisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

Arrestohet një zyrtar publik, dyshohet për keqpërdorime në tenderë në vlerë 8.8 milionë euro

U pensionua Riza Fazliu, mësimdhënës dhe inspektor i arsimit

Kurti zbulon për herë të parë ofertën për Fatmir Limajn për bashkëqeverisje

Vjen reagimi i LDK-së përkitazi me koalicionin në Vushtrri: “Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin

Snapchat, Duolingo dhe Roblox dalin jashtë funksionit

Asfaltohen rrugët “Vëllezërit Frashëri” dhe “Fatmir Ibishi” në lagjen “Dheu i Bardhë”

Në qytetin e gjëzave – Gjilan, mbahen takimet e X-të jubilare të enigmatikës së Kosovës

Sulmohet me gurë autobusi pas ndeshjes së basketbollit në Itali, vdes shoferi

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Elezi jep detaje

 Është pensionuar Shefik Azizi, profesor i gjeografisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”
Lajme

Është pensionuar Shefik Azizi, profesor i gjeografisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

21 October 2025 0 Comment 7 min read

AA

Pas një pune mbi 36-vjeçare në arsim, këtë të martë është pensionuar Shefik Azizi, profesor i gjeografisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Me këtë rast, në këtë kolektiv është organizuar një takim përshëndetës, në të cilin janë thënë fjalë miradije për profesorin Shefik, për të cilin drejtori Bekim Mustafa tha se të gjithë së bashku kemi punuar me profesorin Shefik, që nuk ka qenë vetëm njeri profesional, por edhe njerëzor – një rrugëtim i gjatë dhe i pasur, që ai e ka përshkuar me përkushtim, pasion dhe mençuri.

Profesori Shefik Azizi, nuk i ka mësuar nxënësit e tij vetëm për lumenjtë, malet apo kontinentet e botës. Ai i mësoi ata që të kuptojnë hapësirën që i rrethon, të ndjejnë respekt për natyrën dhe kjo është një trashëgimi që nuk matet me vite pune, por me ndikimin që ka lënë në zemrat dhe mendjet e brezave.

“Pensionimi është një ndalesë e merituar, por ne e dimë se pasioni për dijen nuk fiket kurrë. Ju urojmë ditë të bukura, shëndet, qetësi dhe shumë kohë për të shijuar gjërat që ndoshta nuk keni pasur mundësi t’i bëni ndër vite”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa, derisa zëvendësdrejtori i shkollës, Agim Asllani e ka falënderuar profesorin Shefik për çdo orë mësimi, çdo këshillë dhe çdo buzëqeshje që ka dhënë ndër vite.

Në këtë ditë të veçantë, Shefik Azizi, profesor, nuk ka lënë pa falënderuar kolektivin e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, sikurse edhe familjen e tij që e ka mbështetur në kohët më të vështira.

Ai kishte nisur profesionin e mësimdhëniet para 36 viteve dhe kishte ndërruar disa shkollë, andaj falënderoi të gjithë ata ku kishte punuar.

“Në gjimnaz gjeta mjedis pune, mjedis respekti dhe harmonie ndërkolegiale. Gjeta shumë shokë e shoqe. Asnjëherë nuk u ndjeva i anashkaluar, por përkundrazi, u ndjeva i afërt”, ka thënë profesori Shefik Azizi, që ka shtuar se Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” njihet si shkollë elitare në rajon, andaj mësimdhënsve të rinj që do të vijnë u ka uruar që të jenë më të mirë se gjeneratat e tjera.

Shefik Azizi është i lindur më 21 tetor 1960 në Vranjë. Bashkë me prindërit kanë jetuar në fshatin Ramabuqë (treva e Hashanisë) deri në 1980. Babai i tij merrej me zejen e përpunimin të drurit, ndërsa nëna ishte amvise. Në familje ishin 4 fëmijë, 2 vëllezër dhe 2 motra, Shefiku ishte fëmija i dytë.

Shkollimin fillor e ka kryer në SHF ”Migjeni” në Muhovc,  ndërsa shkollimin e mesëm e ka kryer pjesërisht (dy vjet) në gjimnazin “Sezai Surroi” në Bujanovc dhe dy vjet të tjera në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Gjatë viteve të 80 ta është regjistruar në FSHMN, dega gjeografi dhe e ka përfunduar fakultetin në mars të vitit 1988.

Në shator të vitit 1988 është punësuar si profesor i gjeografisë në Shkollën Profesionale Teknike “Dragi Popoviq” Gjilan, e cila më pas do të emërohej “Mehmet Isai”, pasi që nxënësit e mësimdhënësit shqiptarë u përjashtuan nga shkolla dhe mësimi vazhdoi në ”Shtëpi shkolla”. Në këtë shkollë vazhdoi deri në vitin 2003, kur shkaku i reformave në sistemin e arsimit në Kosovë, në shkollat teknike nuk mësohej lënda e gjeografisë. Në vitin shkollor 2003/04 angazhohet në kontingjentin e arsimtarëve që do të punojnë me klasën e IX-të, të sapo aplikuar në Kosovë. Në nëntor të vitit 2003, nga DKA është angazhuar si koordinator për organizimin dhe përcjelljen e mësimit në klasën e IX-të, Gjimnazi “Zenel Hajdini”, ”Arbëria”, ”Thimi Mitko” dhe” Rexhep Elmazi”.

Gjatë vitit shkollore 2004/05 deri më 2008 është angazhuar si arsimtar i gjeografisë në SHMU “Thimi Mitko”. Nga nëntori i vitit 2008 deri më 2015 ka punuar si profesor i gjeografisë në SHMB “Arbëria”, kurse më pas angazhohet si profesor i gjeografisë në gjimnazin “Zenel Hajdini”.

Nga janari i vitit 2015 e deri më tani ka qenë i anë i angazhuar si profesor i gjeografisë në gjimnazin “ Xhavit Ahmeti”.

Profesori Shefik Azizi punoi 36 vite në arsim, duke u angazhuar gjatë tërë kohës që të arrijë rezultate të mira në punën edukativo-arsimore.

Në të gjitha shkollat ku ka punuar ka qenë i respektuar, i vlerësuar dhe i pranuar tek nxënësit, kolegët dhe i tërë komuniteti tjetër më të cilët ka bashkëpunuar.

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në ceremoninë e pensionimit, atij iu ndanë mirënjohje e dhurata nga kolektivi. /kryelajmi.com/.

Share This:

Tags: Xhavit Ahmeti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Barcelona kthehet flakë me gjashtë gola në

21 October 2025
Lajme

Është pensionuar Shefik Azizi, profesor i gjeografisë

21 October 2025
Lajme

Arrestohet një zyrtar publik, dyshohet për keqpërdorime

21 October 2025
Lajme

U pensionua Riza Fazliu, mësimdhënës dhe inspektor

21 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Shkolla “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, me aktivitete

26 April 2023

Në Bibliotekën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, aktivi i profesorëve të gjuhës

Lajme

Shkolla u ndanë mirënjohje nxënësve fitues në

13 March 2023

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka mirëpritur nxënësit që ishin pjesë

Lajme

Gjilan: Në 26-vjetorin e vdekjes përkujtohet Prof.

21 November 2022

Në 26- vjetorin e vdekjes është përkujtuar prof. dr. Xhavit Ahmeti, intelektuali dhe atdhetari

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.