Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar komunal në Gjilan
Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, ish-zyrtari komunal i Gjilanit, Rrustem Haziri.
Familja e tij ka bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e qytetit, me namazin e ikindisë.
Rrustem Haziri angazhimin në institucionet komunale e nisi në vitin 2003, si zyrtar i tatimit në pronë, për të kaluar më pas në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ku shërbeu plot 17 vite.
Përndryshe, në vitet 70-ta Rrustem Haziri ka punuar edhe si mësues i fillores, në fshatin Pogragjë.
