Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin e Botërorit 2026: Mungesa të rëndësishme dhe rikthime ⚽
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka shpallur listën për ndeshjet e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.
Te Kosova ka mungesa të rëndësishme: kapiteni Amir Rrahmani, lideri i mesfushës Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari nuk do të jenë të gatshëm.

Rikthehen në ekip mbrojtësi i krahut Florent Hadërgjonaj dhe Vesel Demaku.
📅 Ndeshjet:
- 26 mars: Sllovakia – Kosova në Bratislavë
- 31 mars: Kosova – Turqia/Rumania në “Fadil Vokrri” (finale e plejofit nëse fiton Kosova ndaj Sllovakisë)

Foda ka publikuar edhe listën rezervë për lojtarë që mund të ftohen në rast mungesash, ku përfshihen Meriton Korenica, Bersant Celina, Ron Raçi, Rilind Nivokazi, Bledian Krasniqi, Ismet Lushaku, Leard Sadriu, Kreshnik Krasniqi dhe Faton Maloku.

“Dardanët” synojnë historinë: kualifikimin e parë në një Botëror.