Edhe pse në ditë jo të lehta Kosova përveç trimërisë që po tregon, po dhuron dhe buzëqeshje
Aktorë të talentuar të Kosovës sonë po xhirojnë një komedi të këndshme e cila në pak seri ka rrëmbyer vëmendjen e shqiptarëve.
Surpriza e kësaj komedie është pjesëmarrja e një vajze shqiptare e cila ka treguar aftësi në aktrim. Ajo vendosi të provojë një eksperiencë tjetër dhe duket se po ia del më së miri.
Me regji dhe aktrim te z. Imer Loshi çdo të shtunë publikohet seria e radhës e komedisë ” Vllazni e Kojshi”.
Vjollca Dajaku, Fatmir Loshi, Imer Loshi dhe Alma Gjeloshi na dhurojnë buzëqeshje duke na shkëputur disa minuta nga realiteti i përditshëm.
Imer Loshi e ka treguar aftësinë e tij me suksesin e “Dashni dhe Pabesi” ku pasqyrohet jeta e shqiptarëve të Kosovës në vitet më të vështira.
Ndiqeni çdo të shtunë ora 20.30 në kanalin e tyre në youtube!