E konfirmon Haxhiu: Sonte seanca për Qeverinë e re
Pas konstituimit të Kuvendit, pritet që sonte të mbahet seanca tjetër për votimin e qeverisë së re.
Këtë e ka konfirmuar kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, transmeton Zeri.info.
“Sot pritet të mbahet edhe një seancë tjetër, është seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës, prandaj ju lutem të qëndroni në ambientet e Kuvendit, për kohën do të njoftoheni shumë shpejt”, tha Haxhiu para se të mbyllte seancën ku u konstitua Kuvendi.
